E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi: Zgjedhjet pas 19:00, ne dore te policise

Kandidati socialist per deputet, Ben Blushi, deklaron se deri ne oren 19:00 procesi i votimit do te shkoje normalisht, nderkohe qe pas kesaj zgjedhjet i ka ne dore policia.

Ne nje interviste per Top Channel, Blushi theksoi se monitoruesit socialiste do te ndjekin cdo makine qe vjen nga fshatrat e Shqiperise drejt qendrave te medha per te vezhguar me kujdes cdo manipulim te mundshem.

"Policia duhet te garantoje transportimin e kutive nga zonat e thella", tha Blushi.

Kandidati socialist shprehu optimizmin e tij per pjesemarrjen e votuesve, numri i te cileve pritet te rritet ne oret e mbetura.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›