Blushi dhe Rama bashke per kafe

E shtune 29 Tetor 2011 1347
RAMA-BLUSHIKryetari i partise Socialiste Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi i njohur si nje nder kritiket e tij jane pare bashke gjate paradites se sotme ne nje takim informal e pa pranine e figurave te tjera socialiste.
Blushi dhe Rama kane shkembyer kete te shtune kafen me njeri tjetrin e cili mesa duket ka sherbyer dhe si nje mundesi e mire per te ndare mendimet e tyre ne prag dhe te asamblese e kongresit te partise socialiste. Per rreth 2 ore Rama dhe Blushi kane qendruar bashke ne nje nga lokalet prane selise roze duke mos pranuar ne fakt te ndajne biseden e tyre dhe me mediat. Pak kohe me pare deputeti Ben Blushi theu heshtjen duke komentuar zhvillimet me te fundit jo vetme ne PS por dhe sa i takon raportit me mazhorancen aktuale . Edhe pse krijuesi i LMN levizejs per mendimin ndryshe Blushi pas kritikave ne lidhje me qendrimin e PS me parlamentin apo dha per zgjedhjet e vitit 2009 u distancua nga deputetet e tjere Malj Hasasani apo Islami te cilet vazhdojne te jene kritike ne raport me linjen e ndjekur nga PS . Qe pas kongresit te 2009 ku Rama u votebesua postin e kryetarit te partise Blushi dhe Rama jane filumaur kete te shtune me afer ne prag te nje tjeter kongresi qe pritet te miratoje asamblene e re dhe te formatoje kryesine e sekretariatin . Vete Rama deklaroi nje jave me pare se PS mbetet parti e lire duke shigjetuar ne kete menyre zerat qe mendojne ndryshe edhe pse vetem nje dite me pas sekretari organizativ i PS Blendi Klosi beri thirrje per bashkim te gjithe socialisteve dhe progresiveve. Ndoshta kafja e sotme mund te kete sherbyer dhe si shkembim eksperiencash mes tyre kur si Blsuhi dhe Rama pritet te nxjerrin se shpejti ne treg librat e tyre