E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Te reformojme sistemin e drejtesise

E premte 28 Tetor 2011 1321

TRYEZA E PS PER DREJTESINEPartia Socialiste mbledh tryezen per sistemin e drejtesise dhe sfiden e integrimit evropian e konceptuar si nje domosdoshmeri per reformim te thelle pas konkluzioneve te progres raportit per vitin 2011.

Mazhoranca ne bllok ka refuzuar pjesemarrjen kur vetem nje dite me pare sekretari per ceshitet ligjore Fatmir Xhafaj konfirmoi ftesen e derguar specifiksht dhe per kryeministrin Berisha kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli apo dhe per z. Patozi e Rusmali. I vetmi i djathte prezent ne aktivitet mund te quhet deputeti i LSI Lefter Koka. Per kryetarin e Partise Socialiste mungesa e shumices dhe drejtuesve te saj tregon refuzimin ndaj integrimit. Por vete z. Xhafaj si organizator i tryezes theksoi domosdoshmerine e pasjes se nje dokumenti per nje reforme te thelle ne drejtesi. Ky eshte dhe dokumenti i propozuar ne tryeze nga socialistet i permban rekomandime per menyren e reformimit te sistemit me problematik ne vend bashke me qendrimin per ligjet qe kerkojne 3/5 ne Kuvend. Libri eshte konceptuar me gjysmen e pare bosh ne menyre qe te plotesohet me opinione e ide te eksperteve dhe gjysma e dyte me propozimet e PS-se. Kjo do te arrihet sipas Xhafajt vetem nese procesi do te jete transparent. Te pranishmit ne tryeze shprehen domosdoshmerine e rishikimit te ligjeve per KLD forcimin e pergjegjesive te prokurorit te pergjithshem dhe kontributin per ligjet qe kerkojne voten e PS pas rregullimit te tyre. Te pranishem ne tryeze ishin ish-prokurore avokate e perfaqesues te trupit diplomatik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›