Boateng: Nuk kam frikë nga Interi
Transferi i ri i Milanit, Kevin-Prince Boateng, nuk është vonuar dhe ka lançuar një sulm drejt rivalit të përbetuar Interit, duke thënë se nuk ka frikë nga Nerazzurët dhe se ndjen që me Milanin mund t'i fitojë të tri titujt.
"Unë nuk kam frikë nga Interi. Nëse të gjithë japin 100 përqindëshin, ne mund të fitojmë të tri titujt", theksoi Boateng.
"Unë mund të luaj në të gjitha pozitat në mesfushë, majtas, djathtas dhe kjo do të më ndihmoj të futem në ekip edhe pse unë e di se këtu kemi kampionë dhe nuk do të jetë e lehtë të gjendet hapësira. Unë ndjehem 100 përqind Rossoner dhe do të tregoj se jam në gjendje të luaj në këtë nivel. Konkurrenca nuk më brengos, por unë dua të punoj shumë dhe të mësoj nga Pirlo, Seedorf dhe Gattuso",deklaroi Boateng.