E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsene Wenger sulmon Scholes



Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka nisur një sulm sensacional në drejtim të veteranit të Manchester United, ikonës Paul Scholes, pak ditë pasi mesfushori mori lëvdata për formën e shfaqur ndaj Newcastle.

"Kush nuk do të dëshironte një lojtar të cilësive të Scholes në skuadrën e tij? Por, më pyesni nëse ai ka qenë lojtar i drejtë, unë them se jo. Më vjen keq, por për mua ai nuk ishte lojtar i drejtë".

"Ekziston një anë e zezë në të. Nuk më pëlqejnë disa gjëra që bën ai. Nuk do të thotë se kur je i moshuar, rastësisht bëhesh shenjtor", theksoi Wenger.

I pyetur nëse mban mend ndonjë ashpërsi të tepruar në lojtarët e tij nga Scholes, Wenger tha: "Me Scholes, ju keni më shumë se një rast të tillë. Më kujtohen disa. I padrejtë? Natyrisht".

Nuk është hera e parë që Wenger shënjestron një nga lojtarët e Sir Alex Ferguson. Sezonin e kaluar francezi akuzonte Darren Fletcher për ndërhyrje të ashpra.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›