E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boboshtica LSI Braho Te shkarkohet Prefekti

TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim i ben thirrje autoriteteve te marrin masa ndaj prefektit te Korces dhe shkarkimin e tij per ngjarjen e ndodhur ne fshatin Boboshtice te Korces.
Ne nje konference per shtyp anetari i kryesise se LSI-se Spartak Braho i cilesoi te shemtuara ngjarjet e fundit ne Boboshtice.

LSI denon keto veprime duke e cilesuar nje veprim kriminal dhe te atyre qarqeve qe e nxiten dhe e realizuan dhunimin e varrezave por edhe te pasivitetit te organeve te pushtetit vendor ne Korce theksoi Braho.

Perfaqesuesi i LSI-se shtoi se loja me varret e disa qarqeve shteterore apo kishtare greke si dhe tendenca per te mbivendosur varre mbi varre duke shkelur dhe anashkaluar rregullat kanunore apo ligjet shqiptare jane te denueshme.

Ne emer te LSI-se Braho i beri thirrje organeve te prokurorise te marrin masa te ashpra jo vetem ndaj prefektit te Korces per shkarkimin e tij por edhe per kryekomunarin e Drenovesi cili ka lejuar qe ne komunen e tij te kryhen veprime qe kane shkelur rregullat jo vetem te bashkejeteses normale atje por edhe te trajtimit normal te atij territori ku ai drejton.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›