E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan sekuestro fabrikesse pijeve freskuese false

ELBASAN- Sektori i Krimit Ekonomik sekuestroi te enjten nje sasi te konsiderueshme pijesh freskuese si Cola Ekstra Leng Molle Leng Rrushi Fanta dhe Bukaniku pasi tregetoheshin me stampat e amballazhit te falsifikuara.
Burime te policise bene te ditur se pijet freskuese prodhoheshin dhe shiteshin ne menyre te kundraligjshme ne fabriken e ndertuar ne fshatin Derstile te Komunes Gjinar me pronar shtetasin Besnik Panxhi 32 vjec.
Sipas te njejtave burime policia kishte konstatuar se ne fabrike dhe ne banesen e pronarit prodhoheshin prej pese muajsh pije dhe lende te tjera te pasigurta per shendetin.
Burimet bejne te ditur se stampat e ambalazhit te pijeve freskuese dhe te ujit te pijshem falsifikoheshin.
Ne fabrike dhe ne banesen e pronarit policia sekuestroi 250 koli Cola Ekstra 300 koli Leng Molle 20 koli Leng rrushi 40 koli Fanta si edhe 5100 bidona plastike me etikete uji natyral Bukaniku te gjitha te gatshme per shitje.
Pervec ketyre u sekuestruan 3000 bidona plastike bosh 36 000 tapa bidoni plastike si edhe linjat per prodhimin e pijeve freskuese ne gjendje pune etiketat dhe 50 kilogram pluhur me ngjyre te bardhe qe perdorej per esence pijesh.
Ndaj pronarit te fabrikes Besnik Panxhi u mor masa e arrestit per vepren penale falsifikim te vulave stampave ose i formulareve si dhe Prodhim dhe shitje e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›