E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boboshtica kreu i OMONIA-s Skandali u krijua artificialisht

KORCE- Vazhdojne reagimet mbi skandalin e varreve ne Boboshtice. Pas mese dy javesh deklarata e kunderpergjigje reagimi i fundit ka ardhur serish nga kreu i OMONIA-s ne Korce Naum Disho.
Gjate nje komunikimi per mediat Disho e ka konsideruar ceshtjen e varreve si nje skandal te krijuar artificialisht dhe pa baza ndersa sipas tij akti qe duhet denuar eshte djegia e kurorave.

Varrezat i perkasin territorit te Kishes Ortodokse dhe komuna e Drenoves nuk ka asnje kompetence administrative per te. Shtresa e cimentos eshte hedhur ne shkalle dhe ne rrugicat e parcelave. Eshte nje problem inekzistent artificial nje problem qe ne themel nuk ka ceshtje. Akti qe duhen denuar atje eshte vetem djegia e kurorave te vendosura per nder te heronjve ushtareve greke te viteve 40. u shpreh Disha.

Gjate deklarate se tij Disha nuk ka nguruar ti pergjigjet akuzave te kreut te PBDNJ-se Vangjel Dule dhe kreut te ri te Omonia-s Ligoraq Karamelo menjehere pas zgjedhjes si kryetar.

Zoti Vangjel Dule pavaresisht deklarates se dites se enjte se nuk me njeh dhe nuk di se kush jam do te doja ti kujtoja se vjet ne muajin qershor ai dhe bashkepunetoret e tij kane qene ne banesen time duke me kerkuar ndihme dhe mbeshtetje per PBDNJ-ne. Persa i perket zotit Karamelo eshte i paqendrueshem ne pozicionet e tij politike dhe veprimet e tij ambicioze theksoi Disha.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›