E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita vendos Nga neser protesta per largimin e Berishes

TIRANE-Opozita e Bashkuar do te nise nga neser protesta te fuqishme ne te gjtiha qarqet e vendit dhe do ti permbylle me nje proteste te madhe ne kryeqytet. Protestat do te kene synim mbeshtetjen e frymes se popullit dhe largimin e qeverise Berisha.
Keshtu njoftoi sot ne emer te se majtes Spartak Ngjela ne perfundim te tryezes se aleateve qe u mblodh te shtunen paradite ku ishin te pranishem lideri i PS Edi Rama kreu i PSD Skender Gjinushi Spartak Ngjela i partise Ligj dhe Drejtesi Nard Ndoka i PDK dhe perfaqesuesi i PBDNJ Vangjel Dule ndersa mungonte kreu i PDS Paskal Milo.

Pas tryezes ku u diskutua prej nje ore e gjysem Ngjela theksoi se opozita vendosi per ndryshimin e gjendjes se rende qe ka perfshire vendin. Duke folur me tone te ashpra ne drejtim te kryeministrit Berisha ai tha se kreu i ekzekutivit po ben grusht shteti te fshehte dhe po tenton kapjen e te gjitha institucioneve kushtetuese pervec presidentit. Aletet tha Ngjela mbeshtesin mocionet e opozites ne parlament ndersa u shprehen se nuk i duan fletet te votimit te zgjedhjeve te manipuluara por largimin e Berishes.
Kemi vendosur te mbeshtesim mocionet e opozites ne parlament nuk i duam kutite e fleteve te votimit zgjedhjet u panipuluan tha Ngjela per mediat.
Nepermjet protestave do ti drejtohemi opinionit publik per te rrezuar qeverine dhe per te larguar Berishen.
Ngjela tha se protestat do te karakterizohen ne mbeshtetje te frymes se popullit.
Opozita ne mbeshtetje ee frymes se popullit. Do te jemi prane tyre si protesta e Dukatrit. Levizja qe neser do te filloje te marre forme.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›