E Diel, 1 Nëntor 2026

Boci Aleanca me LSI percaktuese per te fituar zgjedhjet lokale

Interviste Flet deputeti i PD-se Ngerci u zgjidh KQZ zbatoi Kodin

Deputeti i Partise Demokratike Luciano Boci deklaroi se Levizja Socialiste per Integrim eshte nje faktor determinant per fitimin e bashkive dhe komunave ne shumicen e qarqeve ne vend. Ne nje interviste per Shqip deputeti i Qarkut te Elbasanit flet per ngercin politik Kodin Zgjedhor por edhe per zgjedhjet lokale. Ne vecanti edhe pse ai i kushton pak rreshta ne interviste thekson se aleanca me LSI-ne do te jete e rendesishme ne ato qytete apo zona ku Partia Socialiste ka fituar ne zgjedhjet e 18 shkurtit 2007...

Z.Boci jeni deputet i Qarkut te Elbasanit. Ju e konsideroni detyren tuaj si nje percjelles i zerit te zgjedhesve apo nje ligjvenes i Kuvendit te Republikes qe sherben ne perkryerjen e shtetit shqiptar

Ne fakt nje pergjigje me te mire per kete pyetje pretendoj se e jep vete elektorati nepermjet shume formave prononcuese respektuese opinionberese etj. Personalisht jam perpjekur te jem aktiv dhe ne lartesine e kerkesave te ketij elektorati dhe te percjell ne Parlament ate problematike dhe shqetesim te cilin e prekim cdo dite dhe zgjidhja e te cilit ndikon drejtperdrejte ne permiresimin e cilesise se jetes se qytetarit. Ne konceptim tim Parlamenti eshte arena e ballafaqimit te asaj cka ne si politike i ofrojme dhe i zgjidhim sovranit qe na ka votebesuar dhe jo vendi ku te gjitha baterite shfrytezohen per te anatemuar mallkuar penguar iniciativat qe thelbesisht progresojne kete vend drejt atyre synimeve qe perputhen me vokacionin e vete shqiptareve.

Mandati juaj ka nje vit e ca qe ka filluar a po mbeshtet qeveria zgjidhjen e probleme te qytetit te Elbasanit dhe cfare pikash keni zgjidhur dhe cilat jane te tjera objektiva per vitin e ri

Pjesa e pare e pyetjes e ka dhe pergjigjen vete brenda pasi dukshem kjo qeveri ka ne fokusin e qellimeve te saj shnderrimin e treves se Qarkut te Elbasanit ne nje zone vitale ekonomike dhe sociale. Me ndertimin e autostrades se shumedeshiruar Elbasan-Tirane dhe me perfundimin e nje rrjeti efikas rrugor qe eshte ne realizim e siper dhe qe e lidh Elbasanin ne cdo dalje kufitare me pothuaj te gjitha qendrat urbane qe e rrethojne behet e mundshme nderfutja e qarkut brenda trekendeshit ekonomik efikas qe leviz dhe shtrihet ne hapesiren Tirane-Durres-Elbasan. Natyrshem impaktet pozitive ne ato qe perifrazohen si probleme te qytetit kane filluar te ndjehen dhe do kristalizohen ne ditet muajt ne vazhdim. Perpos kesaj lobimi yne si deputete ka qene konkret ne pothuaj te gjitha ato aspekte ku ndikimi yne ka qene efikas sigurisht duke respektuar ne cdo rast kornizat e shkruara dhe te pashkruara. Kjo perkthehet ne kerkesa nga ana jone per sa me shume investime ne sektoret si arsimi shendetesia apo kultura si dhe ne grantet dhe projektet qe i ofrohen pushtetit lokal. Krahas ketyre jemi vazhdimisht te sinkronizuar per te ndikuar ne hapjen e sa me shume vendeve pune dhe sidomos shume te interesuar per te zgjidhur perfundimisht problemin e ndotjes dhe te plehrave te qytetit ne bashkepunim me qarkun e prefekturen pavaresisht se ketu kemi pasur vazhdimisht refuzimin e madh te bashkise e cila per interesa te ngushta fitimprurese ka penguar realizimin e nje prej kerkesave me akute te komunitetit.

Partia Socialiste ka thene se Partia Demokratike e ka te kote te luftoje dhe se eshte e bindur per fitore ne Bashkine e Elbasanit ju si reagoni ndaj kesaj deklarate

Zakonisht PS-ja per te gjitha betejat qe ka humbur ka anoncuar paraprakisht gjithmone lajmin se i ka te fituara. Kjo nga nje ane per shkaqe euforike ose trysnuese politike dhe nga ana tjeter per te pasur te hapur deren e vet te dhelpres qe humbjen e vet te merituar ta transmetoje si grabitje ose si vjedhje duke marre gjithmone pozicionin e viktimes ose me sakte n.q.s do i referohesha fabulave te Ezopit duke marre pozicionin e gjarprit te ngordhur per ti futur ne gji duhet te mendohesh gjate. Betejat elektorale jane beteja alternativash politike dhe ne do ofrojme alternativen me te mire sic kemi bere pergjate ketyre viteve dhe them se ka ikur koha e fitimit te zgjedhjeve me postulatin Gjynah burre i mire. Elektorati qytetar voton njeriun e iniciatives punes dhe sherbimit ndaj qytetarit voton programin efikas dhe konkret. Ne do i perputhim te dyja keto elemente me qellim qe Bashkia Elbasan te jete e djathte dhe shpreh bindjen duke reflektuar besim tek mencuria e urtesia e ketij qyteti qe PD-ja do jete fituese.

I keni percaktuar kandidatet per Keshillin Bashkiak dhe gjithashtu ata kryetare qe do kandidojne per bashkite dhe komunat Dhe bashkengjitur kesaj cilat jane kriteret qe do ndjeke kryesia per perzgjedhjen e tyre per tju perfaqesuar

Percaktimi i kandidateve eshte nje proces i cili eshte ne nje faze ende perpunuese dhe nuk mund te flasim sot per emra konkrete. Ndersa kriteret besoj se jane te njohura per te gjithe. Krahas arsimimit dhe formimit profesional do shihet mire dhe performanca politike angazhimi publik dhe reputacioni qe gezon individi te cilit i ngarkohet perfaqesimi politik.

Si i keni marredheniet me LSI-ne ne kete bashkeqeverisje dhe si do te bashkepunoni me te ne zgjedhjet e ardhshme

Marredheniet me LSI-ne jane te nje karakteri dinamik dhe realisht frytdhenese pavaresisht diferencave momentale emocionale qe mund te krijohen nga komportimi i individeve te caktuar. Bashkepunimi ne zgjedhjet e ardhshme do jete konkret dhe efikas. Ne e konsiderojme LSI-ne si faktor determinant per fitimin e shume bashkive dhe komunave dhe nje partner bashkepunimi me te cilin do jete afatgjate. Si parti qe shkon drejt qendres se majte ajo ka shume perputhje programore me ne qe priremi drejt qendres se djathte.

Pse sipas jush deputeti Sterkaj levizi nga mazhoranca dhe nga partia juaj si e komentoni kete

Mendoj se ai personalisht perjetoi nje lloj distance momentale midis asaj qe priste te bente dhe asaj qe kishte bere deri ne ato momente per ata njerez te cilet e mbeshteten distance kjo qe me kalimin e kohes me siguri do te zvogelohej dhe qe ne fakt nuk mendoj se duhet ta conte ate deri ne kete vendim ekstrem. Subjektiviteti i tij ne kete vendim ishte determinant pa perjashtuar interferencat e mundshme. Distanca te tilla jane relative te kuptueshme dhe te rikuperueshme dhe nuk mund te jene baze e kapercimeve te tilla. Por tek e fundit cdo njeri ben zgjedhjet e veta qe duhen pranuar si te tilla. Megjithate mendoj se Sterkaj pavaresisht oshilacioneve qe ka pasur mbetet i djathte me probabilitetin per te ardhur afer se djathtes. Xhaketa qe i ka veshur Rama me duket se i rri shume ngushte.

Se shpejti vijne zgjedhjet vendore cfare mendimi keni si kryetar i Partise Demokratike dega Elbasan per Kodin Zgjedhor A keni paraprakisht nje vizion si duhet te ndryshoje ai ne marredhenie me te gjitha partite

Kodi Zgjedhor aktual i hartuar me pjesemarrjen e drejtperdrejte dhe me bekimin e vet opozites eshte vleresuar si nje kod shume i mire por qe ne pika te caktuara duhet te perputhet me shume me realitetin politik dhe mozaikun politik.

Po rekomandimet e OSBE/ODIHR-it si i shikoni ne lidhje me Kodin Elektoral

Jane rekomandime qe duhet te implementohen. Mendoj se jane permiresime cilesore qe do te reflektojne nje realitet te pritshem teper pozitiv dhe pa ekuivoke procesesh. Dhe gatishmeria e qeverise ne kete drejtim ka qene totale pavaresisht pengesave qe ka sjelle per tryezen opozita.

A ka shpresa te marre rruge ngerci qe keni me Partine Socialiste kete vit te ri 2011 apo do te perkeqesohen me shume marredheniet pozite-opozite

Per ne ngerci eshte i zgjidhur pasi realizimi i funksionimit te Kodit Zgjedhor dhe i Kushtetutes nga KQZ-ja si dhe vendimet e prokurorise per rastet e shqyrtuara bene te mundur rrezimin e nje prej alibive me te pakuptimta te mbajtjes gjalle nga ana e PS-se te ketij ngerci. Ne vazhdojme te mbetemi bashkepunues dhe presim cdo reflektim pozitiv nga PS-ja si per reagimin e zbatimit te ligjit dhe Kushtetutes nga ana e KQZ-se po ashtu dhe per kushtetutshmerine e komisionit te kerkuar. Me pas reagimi personal i lidershipit te PS-se per keto raste nuk eshte pergjegjesi e jona por komportim psikologjik dhe mental i vete atij.

Versionin e zgjedhjeve te parakohshme e besoni si skenar te mundshem pra qe te zhvillohen njekohesisht ne 8 maj

Ky eshte skenari i dashurise se vertete te munguar dhe te pacelebruar te vet Rames dhe jo skenar i mundshem i zhvillimeve politike aktuale. Realiteti politik jo vetem qe nuk i pranon dhe i ofron pasi nuk ka asnje argument opsional per kete por dhe ve alarmin per demin qe i sjellin imazhit te vendit. Ata qe e ngrene si opsion e perdorin kete si armen e fundit dhe strategjike per te cuar deri ne fund misionin e tyre cmendurak te nisur me kutite per te penguar rrugen e ketij vendi drejt BE-se. Padyshim 8 maji eshte data e zgjedhjeve lokale.

Mendoni se do te ndikoje negativisht kriza politike ne dhenien e statusit kandidat per ne BE

Kjo nuk eshte thjesht e menduar nga ne por dhe e artikuluar qartesisht nga te gjithe perfaqesuesit me te larte te BE-se. Sigurisht eshte dicka qe shkakton kenaqesi dhe buzeqeshje ne kampin socialist por si cdo buzeqeshje nuk ka per te zgjatur shume. Mendoj se eshte argument qe per shkak te sjelljes se keqe te vazhdueshme te opozites ka per tu defaktorizuar dhe do bjere dhe si shkak.

A mendoni se 12 detyrat e shtepise nga raporti i BE-se qeveria Berisha do te arrije ti permbushe per sa kohe do te jete ne qeverisje

Fakti qe kemi permbushur shume detyra te tjera ne afate dhe rekord transmeton sigurine me te madhe qe dhe keto te fundit do te permbushen.

Patet nje perplasje me z. Ilir Bejtja ne nje seance plenare kur po diskutohej buxheti per 2011 e cila u pasqyra edhe ne mediat e shkruara. Ku e ka burimin ky konflikt me deputetin e PS-se te rrethit te Elbasanit

Komportimi negativ i deputeteve te majte per rrugen Tirane-Elbasan irritoi jo vetem deputetet e djathte perfshi dhe mua por dhe mbare qytetaret e Elbasanit.

Po marredheniet ketu ne qytetin e Elbasanit midis jush dhe qeverisjes se Partise Socialiste ne pushtetin vendor ka krize apo jo

Kur te majtet kane pushtet sic eshte ne Elbasan nuk u pelqen kriza por bashkepunimi dhe kete bashkepunim nuk e kane as luajal dhe as te sinqerte por e kane me synime te qarta perfituese kapitalesh politike dhe ekonomike. Nuk kemi krize sepse ne nuk gjenerojme te tilla pavaresisht objeksioneve qe kemi pasur per menyren se si u rrembye Bashkia Elbasan pasi ne qender te interesit tone eshte dhe mbetet sherbimi ndaj qytetarit. Kemi beteje politike qe oshilon sipas momenteve dhe ngarkesave politike te momentit e cila synon te pengoje abuzivizmin bashkiak dhe keqperdorimin e parave te qytetareve te Elbasanit.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›