Uniformat blu kontroll ne lokale e disko per goditjen e elementeve kriminale
Ne kuadrin e nje aksioni policor te perqendruar ne lokale lojera fati e kazino gjate oreve te nates te kesaj fundjave ne Durres jane kapur 7 persona ne kerkim si dhe 4 persona te tjere me arme pa leje. Aksioni me qellim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e sigurise ne komunitet eshte zhvilluar ne oret e nates duke shoqeruar dhjetera te rinj ne komisariate dhe ne perfundim te verifikimeve u prangosen 10 prej tyre ndersa nje i ri nga Manza po hetohet ne gjendje te lire pasi iu gjet e sekuestrua nje arme sportive pa leje. Policia e Durresit njoftoi se kontrollet neper lokale do te vazhdojne rregullisht me qellim goditjen e elementeve kriminale qe rrezikojne rendin e sigurine publike. Vitin e kaluar nje pjese e krimeve te renda kunder personit ne Durres kane ndodhur ne lokale e disko duke i shnderruar keto ambiente publike ne te pasigurta vecanerisht per te rinjte qe i frekuentojne ato. Policia tha zyrtarisht se gjate kontrolleve te ushtruara per mbajtje pa leje te armeve te zjarrit jane arrestuar shtetasit Lorenc Luku Dorian Beu Edvin Gjoka dy te paret nga Durresi dhe tjetri me banim ne Hamallaj te cileve iu gjeten pistoleta me fisheke ne castin e kontrollit ne lokalet ku ndodheshin. Nderkaq ne pranga gjate ketij aksioni jane vene dhe 7 persona ne kerkim si te dyshuar per kryerjen e veprave te ndryshme penale po mes tyre ka dhe te denuar per to. Pavlin Gjini ishte ne kerkim per vrasje me dashje. esk Gjika me banim ne Ishem eshte denuar ne nentor nga Gjykata e Durresit me 2 vjet e 8 muaj burg per kultivim prodhim e shitje te lendeve narkotike dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake. Nje tjeter i kerkuar qe eshte kapur ne lokalet e nates eshte Fatjon Lika qe kerkohej nga blute e Krujes per vjedhje. Enkelejd Shermadhi dhe Fatjon Seferi do te vuajne denimin e dhene nga Gjykata e Tiranes per falsifikim.
.