Bode Emetimi i eurobondeve me sukses
Ne Shqiperi Ministri i Financave Ridvan Bode njoftoi sot se eshte mbyllur me sukses operacioni i emetimit te eurobondit e pare nga qeveria shqiptare dhe se ai eshte i nje prerjeje prej 300 milion dollaresh me nje interes prej 7.5 perqind.
Ministri i Financave e cilesoi operacionin e emetimit te eurobondit si mjaft te suksesshem edhe per shkak te interesit i cili eshte nje pike perqindje me i ulet se kufiri maksimal i autorizuar.
Sipas tij kjo tregon besueshmerine e ekonomise shqiptare dhe vleresimet e tregjeve nderkombetare per te duke kujtuar se dy vendet e tjera fqinje Maqedonia dhe Mali i zi ditet e fundit kane emetuar eurobonde me interesa me te larta. Shqiperia do te duhet te shlyeje shumen prej 300 milion eurosh Brenda 5 vitesh.