E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti ne Tirane serisht debat per reformen zgjedhore

Parlamenti ne Tirane debatoi sot perseri per reformen zgjedhore. Opozita socialiste i kerkoi kryeministrit Berisha qe te shprehte mendimin e tij mbi kerkesat e fundit te opozites. Ndersa zoti Berisha tha se propozimet e fundit te opozites ne tryezen e reformes zgjedhore po shqyrtohen me kujdes. Eksperte te pavarur shprehen optimiste se komunikimet e fundit mes pozites dhe opozites po e futin reformen ne rrugen e zgjidhjes. Qeveria dhe opozita shkembyen pikepamje te ndryshme mbi reformen zgjedhore ne seancen e sotme te parlamentit. Maxhoranca ka ftuar partite dhe organizatat joqeveritare te vazhdojne ne nivel ekspertesh neser ne nje tryeze te dyte punen e nisur ne tryezen shumepartiake te nje jave me pare.

Kryetari i grupit parlamentar te PS Gramoz Ruci tha se opozita ende po pret nje pergjigje mbi propozimet qe i parashtroi tryezes javen e kaluar nderkohe qe erdhi ftesa per nje tryeze te dyte. Ai e quajti provokim ftesen e re per tyryeze ekspertesh. Premtuat publikisht se do ta studionit me shume interes oferten e opozites. Sot kane kaluar 6 dite dhe nuk keni dhene asnje pergjigje. Perkundrazi keni derguar dje nje shkrese provokative ku ne vend qe te ktheni pergjigje per vullnetin e munguar prej nje viti per transparence shkruani se ngrihet tryeza e eksperteve te partive politike per te bere reformen zgjedhore. Po ju pyesim fare pergjigje keni per oferten e opozites - theksoi zoti Ruci.

Kryeministri Sali Berisha u pergjigj menjehere se e kishte studiuar me kujdes propozimin qe opozita paraqiti ne tryezen shumepartiake te nje jave me pare. Ai tha se ishte plotesisht dakord me hetimin e pakufizuar te zgjedhjeve te qershorit 2009 sic e kerkon kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ne kee kerkese zoti Rama shkruan se komisioni parlamentar duhet te beje hetim te pakufizuar. Une i pari jam per hetim pa asnje kufizim. Ne rast se kerkohet hetim i pakufizuar atehere le te fillojme me te gjithe problematiken e komisionit hetimor dhe le ti japim kohe gjykatave per ta bere te pakufizuar kete hetim me vendimet e tyre - tha ai. Zoti Berisha tha se maxhoranca pranonte cdo vendim gjykate mbi zgjedhjet cdo rinumerim votimesh dhe cdo ndryshim rezultati zgjedhor me kushtin e vetem qe kete ta vendose gjykata.

Por cfare mendojne per reformen zgjedhore dhe tryezen shumepartiake pjesemarres te tjere te jetes politike ne Tirane. Ne tryeze moren pjese 6 parti politike dhe 6 organizata joqeveritare me nje pervoje te gjate e profesionale ne vezhgimin e zgjedhjeve dhe hartim ligjesh e regulloresh mbi zgjedhjet. Drejtuesi i Institutit per zhvillimin e demokracise dhe sistemeve zgjedhore Kristaq Kume thote se tashme nga te gjithe pjesemarresit ne tryeze reforma zgjedhore vleresohet si nje domosdoshmeri dhe ndihmesa nga te gjithe nevojitet si nje pergjegjshmeri.

shte tashme nje situate qe e njohin te gjithe. Pjesemarrjen e zotit Rama e vleresova si nje hap me tej per te kompromisin ne zgjidhje te problemit qe ka te beje me transparencen e procesit te kaluar zgjedhor. Po e tille ishte edhe deklarata e kryeministrit Berisha ku deklaroi se do te prese deri ne afatet me te skajshme kohore per hetimin e zgjedhjeve dhe tejkalimin e ngercit politik. Fakti qe reforma zgjedhore bashkangjitet me realizimin e transparences te jep pershtypjen skeptike se nuk do te mundet kush ta zgjidhe. Por une jam optimist se nisja e kesaj tryeze dhe puna me tej per realizimin e pjeses teknike qe parapergatit vendim-marrjen politike eshte nje process qe ka filluar te behet dhe nuk ka me kohe per tu penguar - tha zoti Kume.

Sipas ligjeve shqiptare reforma zgjedhore duhet te mbaroje 6 muaj para zgjedhjeve te ardhshme vendore te dekretuara per ne 8 maj. Te vendosura tashme edhe ne presionin e kohes ashtu si edhe te ngercit politik faktoret shqiptare dhe nderkombetare po bejne cdo perpjekje per ta kryer me mirekuptim kete reforme nga te gjitha palet. Por opozita ka deklaruar se nuk behet pjese e asnje reforme nese nuk behet transparenca e zgjedhjeve te kaluara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›