E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode Hetim per kasat

Ministri i Financave deklaron se qeveria ka nisur procedurat per verifikimin e cmimit te kasave fiskale ne treg nese keto cmime jane reale apo abuzive nga ana e kompanive.

I kemi kerkuar tatimeve te ngrene nje grup qe te verifikoj cmimet e kasave pasi kompanite thone se kane vetem 10-15 fitim nga shitja e tyre. Nese vertetohet qe kompanite po abuzojne ato do te ndeshkohen deklaroi Bode.

Ai tha se deklaratat e opozites per korrupsion te qeverise me procesin e kasave kane per qellim deshtimin e ketij procesi.

Kjo mase eshte shume e rendesishme per te menjanuar korrupsionin dhe evazionin fiskal por mister 20 kerkon bllokimin e nje procesi per te mbajtur qendrime manipuluar dhe abuzuar me qendrime klienteliste politike dhe per te mbajtur ne kembe 20 e praktikes se tij korruptive eshte shprehur Bode.

Kreu i financave edhe njehere deklaroi se procesi i pajisjes me kasa fiskale per te gjithe bizneset ne vend eshte nje proces i pakthyeshem ndaj ftoi ata ta blejne kasen pasi shuma e paguar per te do tu njihet dhe do tu zbritet nga taksat e bashkise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›