Libra per nxenesit ne Greqi

Kryetari i ketij keshilli Jovan Mehilli ka rikerkuar edhe njehere perkrahjen e qeverise shqiptare per kete komunitet shqiptar qe jeton ne Greqi si dhe mundesine per te paguar ne te ardhmen qindra mesues qe punojne prej disa vitesh ne menyre vullnetare.
Te zgjidhet sa me pare mundesia per te paguar mesuesit dhe mesidhenesit ne Greqi. Ne jemi per integrim dhe punojme per ta realizuar kete. Ne nuk mund te lejojme nje asimilim qe eshte i rrezikshem deklaroi Mehilli.
Nje nga kontribuesit per blerjen e librave eshte edhe Jetmir Salaj i cili ka kontribuar per blerjen e mijera testeve shkollore per femijet qe jetojne ne Greqi.
Une kam kenaqesine qe te ofroj 1 mije abetare dhe 500 libra te gjuhes shqipe te vitit te pare te dyte dhe te trete ne menyre qe shkollat ne shqip te mos mbyllen eshte shprehur Salaj.
Kohe me pare Ministria e Arsimit garantoi se ne fillim te tetorit te gjithe femijet shqiptare ne diaspore do te kene ne duar libra shkollore te hartuar ne baze te programeve te reja.
Sipas Ministrise se Arsimit fondi i vene ne dispozicion per kete femije eshte 5 milione leke.