E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode Kasat ok proces i liberalizuar

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se fatura e kasave qe po kerkohet ti vendoset biznesit eshte shkaterruese dhe permban kosto korrupsioni.


Shqetesimet e sipermarresve na rezultojne te mbeshtetura ne prova qe tregojne se cmimi i kasave eshte cmimi i korrupsionit. Detyrimi per ti blere keto kasa me kete cmim shkaterrues eshte detyrim i korrupsionit. Gjobat e renda per ata qe skane mundesi ti blejne kasat jane ne te vertete gjobat e korrupsionit ka deklaruar Rama.

Pak ore me vone ministri i Financave Ridvan Bode i cili me pare u ishte pergjigjur njehere akuzave te deputeteve socialiste ne Kuvend per kete ceshtje ka reaguar edhe ndaj deklarates se liderit opozitar. Bode ka sqaruar se cmimi i kasave eshte produkt i tregut te lire.

Qeveria per te krijuar nje konkurrence te drejte ka hequr licensat e kompanive per vendosjen e kasave duke krijuar mundesi per cdo biznes te futet ne treg. Idete per monopole jane te pabaza. Edhe per biznesin e vogel do kembengulim qe te gjendet nje objekt i pershtatshem ka pohuar Bode.

Bode akuzoi opoziten se po nxit protesta ndaj nje procesi teresisht te ligjshem dhe jetik per ekonomine.

Kreu i PS po perpiqet te instrumentalizoje nje proces jetik per ekonomine shqiptare lirine e tregut konkurrencen e barabarte per sjelljen e njellojte perpara ligjit etj eshte shprehur Bode.

Por zoti Rama paralajmeron se do te zbardhe fakte qe vertetojne se procesi i vendosjes se kasave eshte i korruptuar.

Ne do te hapim publikisht kete dosje dhe do nisim publikisht transparencen e kesaj historie te neveritshme korrupsioni qe ze fill ne zyren e ministrit te Financave ka nenvizuar Rama.

Prej dy ditesh nje grup biznesesh kryesisht te vogla kane nisur protestat ndaj vendimit te qeverise qe i detyron edhe tregtaret ambulante te blejne kasa me cmime qe variojne nga 400 deri ne 1 mije euro.

Ne vende te ndryshme te rajonit tregtaret ambulante detyrohen te vendosin kasa portabel qe kushtojne disa here me lire por Ministria e Financave ka vene kushtin qe pajisjet duhet te transmetojne ne kohe reale xhiron ditore tek tatimet gje qe sipas saj nuk mund te realziohet nga kasat portabel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›