E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Nuk është realizuar plani i të ardhurave, por nuk do ketë huamarrje të re

TIRANE-Ministri i Financave, Ritvan Bode deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se gjatë këtij viti nuk janë realizuar të ardhurat sipas parashikimit.

“Për 7 muaj, ka mosrealizim 11.5 mld Lekë në të ardhura. Duhen adresuar vetëm 9 miliardë Lekë mosrealizim ndaj të ardhurat janë realizuar në total me 94.1% të planit”

Sipas Bodes, gjatë këtij viti është shënuar një suficit buxhetor prej 8 miliardë lekësh, por ministri siguroi se nuk do të ketë huamarrje të re të brendshme që të rëndojë buxhetin.

“U shënua një suficit buxhetor prej disa miliard lekësh. Sufiçit 8 miliardë lekë ku 400 mln lekë u shenua sufiçiti buxhetor në muajin korrik se investimet janë 35 miliardë lekë. Dhe muaji gusht nuk do ketë hua të re, por do i shërbejmë buxhetit me taksa.

Bode bëri të ditur gjithashtu se vëllimi i investimeve është 44 miliardë nga 32 miliardë që ka qenë vitin e kaluar dhe nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë, sic theksoi ai, për bllokim të investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›