Bode Protesta e vendoreve e nxitur politikisht bashkia e Tiranes mban rekord per shperdorimin e fondeve

Ministri i Financave Ridvan Bode ka reaguar ndaj protestes se vendoreve per kasat fiskale duke e quajtur ate si te nxitur politikisht. Ministri Bode shpjegoi se rimbursimi i kasava do te paguhet nga qeveria nepermjet nje fondi te posacem qe nuk prek llogarite e bashkive dhe komunave. Ministri Bode fajesoi pushtetin vendor per shperdorim te deformuar fondesh pasi ka ulur performancen e mbledhjes se taksave nderkohe qe ka rritur ndjeshem shpenzimet per pagat. Fondi per kasat fiskale arrin ne 2.3 miliarde leke dhe do te perdoret per kompensimin e te gjitha bizneseve qe blejne aparatin mates se xhiros brenda dates 28 shkurt te vitit te ardhshem.
Deklarata e plote per shtyp e ministrit te Financave Ridvan Bode
Deshiroj te sqaroj opinionin publik lidhur me nje pretendim te disa perfaqesuesve te pushtetit vendor te nxitur politikisht per te mos paraqitur te verteten e dinamikes se zhvillimit te fondeve buxhetor ndaj pushtetit vendor. Deshiroj qe krahasimet ti bej sipas buxheteve faktike per tu ndalur dhe tek buxheti 2010. dinamika e decentralizimit te pushtetit vendor nga ana e qeverise ka qene vertete per tu evidentuar. Mund tu them se ne vitin 2005 gjithe buxhetet vendore kapnin nje vlere prej rreth 20 miliard lekesh. Ketu perfshire grantet qendrore dhe te ardhurat e realizuara nga taksat e komunave dhe bashkive. Ne vitin 2009 viti i fundit qe kemi te mbyllur me evidence te plote ndaj dhe do ti referohem ne vijim eshte 33 miliarde 583 milione leke. Nje rritje pra prej rreth 14 miliard leke e cila ka ardhur teresisht nga shtesa e granteve te qeverise qendrore pasi niveli i te ardhurave vendore ne vitin 2005 dhe 2009 eshte i njejte 12. 1 miliarde leke te mbledhura nga taksat vendore. Kjo ka ndodhur ne harkun e 5 viteve duke mos shenuar asnje progres ne rritjen e performances fiskale. Rritja e granteve nga rreth 7 miliard leke ne 20 miliarde leke ose trefishimi shumes qe qeveria qendrore i ka dhene pushtetit vendor ka pasur per objektiv permiresimin e sherbimeve komunale si dhe nxitjen e investimeve ne infrastrukturen komunale dhe bashkiake. Cka nenkupton permiresimin dhe investimet per ujesjellesa rruge dhe gjithe infrastrukturen qe ka nevoje pushteti vendor shkolla kopshte etj. Ne te vertete ka ndodhur e kunderta qe fondet qe nga taksat vendore qe destinoheshin per keto investime tashme jane zeruar dhe te gjitha investimet vendore kryhen nga administrata qendrore. Kjo vjen per nje shkak te thjeshte. Me poshte do te paraqes ne strukturen e fondeve te buxheteve te bashkive dhe komunave si kane qene ato ne vitin 2005 dhe si jane aktualisht
Viti 2005 Perdorimi Viti 2009
25 e buxhetit Pagat ne perqindje 30 e buxhetit
33 e buxhetit Shpenzimet korente pastrim gjelberim sherbime te tjera 29 e buxhetit
40 financim nga taksat
60 nga grantet e qeverise qendrore Investimet vendore te financuara nga taksat.
Ne keto shifra nuk jane perfshire programet e ministrive te linjes qe kane per pushtetin vendor. As bujqesia as pyjet as projektet e ujesjellesave dhe kanalizimeve qe behen nga MPPTT dhe as programi per rruget rurale qe vjen nga Fondi i zhvillimit te rajoneve. Vetem 4.5 financim nga taksat
Dhe 95.5 e investimeve vendore ne komuna dhe bashki jane nga grantet e qeverise qendrore
Cndodh me Bashkine e Tiranes
Bashkia e Tiranes kete raport e ka edhe me te permbysur.
32 e buxhetit shpenzohet per pagat e personelit 37 per shpenzime korente dhe 31 per investime perfshire ketu edhe pjesen qe jepet nga qeveria qendrore.
Si kane ecur buxhetet komunale dhe bashkiake ne realizimin e burimeve te financimit nga te ardhurat
Ne vitin 2005 te ardhurat nga taksat vendore kane qene 9.6 miliard leke dhe zinin 54.5 te buxheteve vendore.
Kurse grantet e qeverise vendore kane qene 7.98 miliarde leke dhe zinin 45.5 te buxheteve vendore.
Ne vitin 2009 te ardhurat nga taksat zene vetem 36 te buxheteve vendore dhe qeveria qendrore edhe per funksionimin e sherbimeve qe kryen pushteti vendor transferon 64 te buxheteve. Pra nje permbysje totale dhe nje rritje e peshes e pajustifikuar.
Pagat ne pushtetin vendor zinin 5 miliarde e 99 milione leke. Ne buxhetin e vitit 2009 zene 9 miliard e 735 milione leke. Pra kemi nje rritje gati dyfish. Sepse eshte rritur po ashtu me mbi dy here numri i administrates vendore. Nga 9 100 punonjes ne vitin 2005 ne 19 800 ne fund te viti 2009 nderkohe qe sot numri eshte edhe me i larte per shkak te zhvillimeve qe kane ndodhur gjate ketij viti.
Por sa u kushton shqiptareve per fryme pushteti vendor
Ne sot paguajme per fryme per cdo qytetar 7 600 leke. Kaq i kushton bashkia ose komuna nje qytetari nga 5100 leke qe ka qene ne vitin 2005. Shpenzimet per paga ne vitin 2005 i kushtonin cdo shqiptari 1600 leke. Ne vitin 2009 shpenzimet per paga jane 2300 leke per fryme. Nje rritje e ngarkeses per banor per fondin e pagave. Ndersa me shpenzimet ndodh e kunderta. Nese ne vitin 2005 cdo shqiptari i kushtonin 2200 leke sherbimet per pastrim gjelberim apo sherbime te tjera etj. Sot shpenzohen 2100 leke nga kontributi i cdo qytetari.
Ndersa investimet Nga 4300 leke per banor qe benin organet e pushtetit vendor ne vitin 2005 ne vitin 2009 bejne 3300 leke/ banor.
Bashkia e Tiranes keto zera i ka edhe me te deformuara
Kostoja per nje qytetar te Tiranes ne Bashki eshte 8 300 leke.
Shpenzimet per personelin zene 2 600 leke nga 2 300 leke qe eshte ne shkalle kombetare kjo kur nje Bashki si e Tiranes mund te optimizoje pagat dhe administraten qe ti kete shume me te uleta se mesatarja kombetare. Shpenzimet korrente i ka 3100 leke dhe ato per shpenzime 2100 leke per banor. Te gjitha keto i permenda per te thene se nga analiza e thjeshte e ketyre shifrave kemi te bejme me nje perdorim jo eficent te fondeve te bashkive dhe komunave nga ana e njesive te qeverisjes vendore. Rritjen e mases qe destinohet per punesime paga etj dhe pakesimin e pjeses se shpenzimeve qe duhet te destinohet per sherbimet ndaj qytetareve dhe investimet. Kjo gje e ka shqetesuar qeverine dhe kemi bere thirrje disa here per te ruajtur parametra normale ne hartimin e buxhetit. Nese buxheti qendror ka vetem 8 te tij te destinuar per pagat buxhetet vendore destinojne per paga 35-40 te tyre. Kjo nuk eshte normale.
Se dyti jane lene pas dore sherbimet publike duke u perqendruar ne keto elemente dhe gjithcka e kerkojne nga qeveria qendrore. Dikur kane marre vetem 45 te buxhetit te tyre sot e kane 65 te buxheteve dhe kerkojne qe 80 e shpenzimeve te tyre te behen me fondet nga qeverisja qendrore. Kjo nuk eshte normale pasi funksionimi i pushtetit vendor nenkupton edhe rritjen e kapaciteteve per te gjeneruar te ardhura dhe per ti perdorur ne funksion te qytetareve dhe komuniteteve vendore.
Ne kete kuader pra ne kemi vijuar te rrisim fondet per pushtetin vendor.
Ne buxhetin e vitit 2011 shuma qe destinohet nga qeveria qendrore per tja shperndare pushtetit vendor pa llogaritur taksat vendore eshte 35 miliarde leke. E rritur ne menyre te dukshme i vetmi ze i rritur ndjeshem ne kete buxhet. Por kjo do te behet me kushtin per ti destinuar drejt programeve dhe projekteve. Nga ana tjeter u eshte kerkuar dhe ligji ka propozuar qe bashkite dhe komunat te marrin pergjegjesite per disa sherbime ndaj qytetareve. Vitin e kaluar ju nderpre uji i pijshem disa bashkive. Kjo sepse bashkite nuk paguanin faturat e energjise elektrike per ujesjellesit. Dhe perdorin fondet per te tjera qellime. Por ne do te garantojme mbrojtjen e interesave te qyetareve dhe ajo qe kemi bere ne p/buxhet eshte pikerisht percaktimi i fondeve per ate qe do te perdoren nga bashkite dhe komunat. Kjo do te shmange qe te mos ndodhe ajo qe ndodhi me Bashkine e Tiranes qe ne i kaluam me destinacion parate per mirembajtjen e konvikteve te shkollave te mesme por punonjesit nuk u paguan sepse fondet u perdoren ne destinacione te tjera.
Se dyti per shqetesimin e ngritur per zbritjen nga taksat vendore te vleres se pajisjeve fiskale qe do te instalohen nga bizneset e vogla deri me 28 shkurt 2011 e kemi deklaruar dhe e ritheksoj te gjitha keto shpenzime apo mungese te ardhurash per shkak te kompensimit do te paguhen nga pushteti qendror. Permes nje analize do te behet kompensimi i arsyeshem i vleres se munguar per bashkite. Ne jemi te bindur gjithashtu se edhe pse Bashkia e Tiranes manipuloi me te drejten e vendosjes se pajisjeve fiskale kjo mase do te kthehet ne rradhe te pare ne nje benefit te dukshem per vete bashkite dhe komunat te cilat kane dhe 85 te bizneseve qe operojne ne Shqiperi si pjese funksionimi i bashkive dhe komunave. Dhe matja e sakte e xhirove te tyre do te krijoje nje transparence me te mire ne treg do te ule korrupsionin e tatimoreve bashkiake dhe do te rrise te ardhurat e tyre ne menyre domethenese.
Z. Minister ne ligj nuk eshte shume e qarte pjesa e kompensimit.
Ka qene e deklaruar dhe e keni dhe ne relacionin perkates qe percaktohet me udhezim. Megjithate une i kam kerkuar per siguri dhe per te qene edhe ata te bindur le te cojne nje amendament ne Parlament dhe te thone qe kjo do te kompensohet nga buxheti qendror. Ne e kemi deklaruar dhe e kemi pranuar kete si dhe eshte shkruar dhe ne dokumentet shoqerore. Por nuk eshte normale qe ne linjen e te ardhurave te fusesh edhe kompensimin sepse kompensimi eshte nje element tjeter nuk ben lidhje me te.
A do jete i perfshire tek fondi i granteve apo do te jete me vete
Me vete.
Folet per keqadministrim te te ardhurave nga Bashkia. A do perdorni ndonje mjet per ta shmangur ne te ardhmen kete situate
Ne baze te ligjit aktual mundesia qe qeveria qendrore te nderhyje ne miratimin e buxheteve bashkiake dhe komunale eshte e kufizuar eshte tek zero. Ajo qe ne kerkojme eshte qe grandet qe ne i destinojme per pushtetin vendor ti kushtezojme me kryerjen e nje sere sherbimeve publike dhe kufizimin e perdorimeve te grandeve qe jep qeveria qendrore per paga ne kete administrate. Nese duan ta shtojne administraten sic edhe e kane trefishuar le te shtojne te ardhurat dhe le te bejne cfare te duan por ne minimalisht si pushtet qendror si qeveri qendrore mbajme pergjegjesi ndaj qytetareve per sherbimet qe ne duhet tu ofrojme. Ne sigurisht qe nuk i leme njerezit pa uje por kemi dhene edhe nje here fonde buxhetore. Por ne kemi bllokuar edhe nje pjese te transfertave per disa bashki dhe komuna. Nuk mund ti leme qytetaret pa plehra prandaj kemi futur fondet qendrore dhe organizime te ndryshme. Absolutisht keto jane funksione qe i takojne pushtetit vendor dhe per te cilat ne i japim para. Ne u shtojme parate ndersa ata shtojne punonjesit dhe kjo eshte ajo qe lidhet me keqmenaxhimin.
A ka shifra krahasuese per punonjesit ne bashkine e Tiranes
Ne i kemi shifrat se sa kane qene ato tani. Por per momentin nuk i kam. Por vete rritja e pagave ne Bashkine e Tiranes nga 680 milion leke ne 1.3 miliard leke tregon nje dyfishim.
Sa eshte rritja e fondit per pushtetin vendor ne raport me PBB-ne Dhe pse po i beni tani keto shtesa a ka lidhje me zgjedhjet e ardhshme
Kjo nuk ka te beje fare me te. Rritja e pjeses qe ne e japim ne raport me GDP-ne sic e thashe eshte trefishuar. Mbi 10 miliard leke kane qene grande te pakushtezuara vitin e kaluar ose ato te dhena me nje destinacion te vogel qe jane rreth 1.2.-2 miliarde ndersa pjesa tjeter ka qene e pakushtezuar. Nuk po them sepse ka qene pjesa tjeter qe ne kemi dhene me grande konkurruese vec ketyre qe jane dhe programe te ministrive por po flas per pjesen e buxheteve lokale qe perbehen nga tre elemente nga grandet qe behen nga taksat qe behen nga grandet e pakushtezuara si dhe disa shpenzime qe jepen si transferte nga qeveria qendrore. Dhe kemi nje trefishim te buxheteve ne nje kohe qe GDP-ja nuk eshte trefishuar.