E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE-se vlereson reformat problemi i vetem mungesa e konsensusit nga opozita

11-11-2010 / Gazeta 55

Majlinda Bregu ministre e Integrimit

Ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu deklaron se raporti i KE-se per Zgjerimin vlereson reformat e qeverise Berisha por se ajo qe penalizoi Shqiperine per kete vit eshte mungesa e konsensusit politik.
Ne nje interviste per BBC Bregu i beri thirrje opozites te luaje rolin e saj ne permbushjen e te gjitha detyrimeve per te perafruar legjislacionin e vendit me ate te BE-se qe vendi te marre sa me shpejt statusin e kandidatit.
Menyra sesi u trajtua ceshtja pas-zgjedhore e zgjedhjeve te vitit 2009 dhe sesi u percoll tek nderkombetaret duke kerkuar here pas here nderhyrjen zgjidhjen duke sjelle misione nga KE me nderhyrje te komisionerit etj. sigurisht qe do te perconte kete fryme tek strukturat e KE-se. Pra nuk mund te them sot me gjithe deshiren e mire qe do te kisha qe kjo situate politike nuk eshte nje situate e cila na demtonte por nuk ndihmon integrimin e vendit ne BE eshte shkopi nen rrote per nje debat i cili mund te zgjidhej fare mire se brendshmi. Por kemi marre nje opinion i cili po te shqyrtohet ne kujdes me detaje i gjithe raporti analitik i opinionit i cili eshte pergatitur per Shqiperine ju siguroj sepse kam pasur mundesine ta lexoj eshte nje opinion i cili i jep haken dhe vlereson reformat e marra nga Shqiperia ne zbatimin e te tre kritereve qofte kriterit politik te Kopenhagen atij ekonomik dhe standardeve u shpreh Bregu.
Ajo vuri ne dukje se Shqiperia po realizon reformat e kerkuara ka nje administrate funksionale dhe se ajo qe duhet te korrigjohet eshte roli i opozites ne procesin politik te integrimit. Thirrja ne raport eshte krejtesisht e qarte zgjidhja e ngercit politik vetem thuhet ne opinionin per Shqiperine i cili ka bllokuar dhenien e statusit por ne nuk mund te hedhim poshte te gjithe deklaratat qe i kane paraprire ketij raporti ku ne cdo deklarate ne cdo rezolute thuhet se zgjidhja e ngercit politik duhet te jete ne respekt te kushtetutes dhe ligjeve te vendit tha Bregu duke iu referuar raportit te fundit te Komisionit Evropian per integrimin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›