Bode: Rama po punon kundër Shqipërisë
POGRADEC - Ministri i Financave dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Ridvan Bode ka akuzuar Edi Ramen, se po punon kundër interesave të shqiptarëve, duke kërkuar me çdo kusht dhe formë bllokimin e integrimit të vendit.
Bode u shpreh sot gjate Kuvendit te demokratëve të Pogradecit me fjalet: "Edvin Rama shikon familjet shqiptare kombin shqiptar thjesht si shërbëtorë të interesave të tij personale. Njeriu qe nuk ka familje, njeriu që dhunon gruan ne mënyrë publike, e zhvesh lakuriq nëpër plazhet e botës, njeriu që akuzon gruan e parë se fëmijën e vet e ka me të atin. Njeriu që s'ka mundur dot kurrë të ngrejë familje për veten e tij, nuk mund të mirëkuptojë, nuk mund të ndjejë dhimbjen e mijëra familjeve shqiptare të ndara përgjysmë dhe qe një ditë kërkojnë të bashkohen të përafrohen me njëri-tjetrin".
Me tej ai theksoi se "mazhoranca është përpara një ultimatumi absurd. Sipas Bodes ky ultimatum ka dy alternativa "revansh antikushtetues ose na dorëzoni pushtetin, Ne fakt ne nuk kemi ndërmend te bëjmë as njërën dhe as tjetrën. Ne do të qeverisim në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne do te vazhdojmë reformat e thella për të qenë të besueshëm për partnerët tanë evropianë".