Bode: Thirrjet e Ramës janë destabilizuese
Rama shtrembëron të vërtetën duke theksuar se shkurtimet në buxhet kapin shifrën prej 25 për qind, kur këto shkurtime kapin vetëm vlerën 9.5 për qind”, u shpreh Bode në një konferencë për shtyp.
Më tej, ministri i Financave, shtoi se “Rama akuzon për mungesë transparence dhe shifrash, për mungesë informacioni kur në fakt të gjitha informacionet ekzistojnë, të gjitha të dhënat statistikore për 6 mujorine parë janë në dispozicion të publikut si nga Ministria e Financave, ashtu edhe nga INSTAT-i dhe Banka e Shqipërisë”.
Ministri Bode vlerësoi dhe njëherë deklaratën e FMN-së para një jave se, Shqipëria pati një rritje më të madhe nga ajo që kishte parashikuar ky institucion, duke theksuar se ekonomia shqiptare vijon të mos përfshihet në krizë dhe se ajo ka pasur rritje.
“Ne nuk kemi tabu ndryshimin e buxhetit, apo të ligjeve për të pasur një performancë sa më të mirë të financave publike, por Rama duhet të angazhohet për një buxhet të Bashkisë së Tiranës, të cilin nuk e ka ende”, përfundoi Bode.