E Diel, 1 Nëntor 2026

Verdikti i drejtë, pro pavarësisë së Kosovës

Në anën tjetër ishte grupi i vendeve si Irani, Libia, Venezuela, Rusia, Bolivia por edhe Spanja, Rumania e Qiproja. Përveç rastit specifik që është Kosova, gjykatësit duhet të bëjnë peshimin e dy parimeve, atij të së drejtës për vetëvendosje dhe atij për ruajtjen e integritetit territorial.

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që do të bëhet publik të enjten në Hagë, pritet me kureshtje jo vetëm nga qarqet politike por edhe nga ekspertë të ndryshëm të së drejtës ndërkombëtare. është hera e parë në histori që GJND-ja pyetet lidhur me pavarësinë e një territori dhe ky vendim ndonëse nuk është detyrues për nga natyra e tij ligjore, do të ketë peshë të madhe politike.

Procesi në Hagë është duke u zhvilluar që nga vjeshta e vitit 2008 kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri kërkesën përmes një Rezolute që të jepte mendimin rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›