Bode paraqet projektbuxhetin

Ministri i Financave, Ridvan Bode paraqiti në Konferencën e Kryetarëve buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili sipas tij ruan qëndrueshmërinë financiare të vendit.
"Deficiti i përgjithshëm fiskal mbetet në nivelin 3 përqind, i cili nuk con dhe nuk prish objektivin e dytë, atë të mbajtjes së borxhit publik brenda limitit, tavanit prej 60 përqind. Shpenzimet kapitale te buxhetit do të vazhdojnë të mbeten dukshëm më të larta nga deficiti fiskal, pra nëse decifitin fiskal e programojmë me 3 përqind, shpenzimet publike, investimet publike do të jenë në nivelin 5 përqind", tha Bode.
Qeveria ka parashikuar të shpenzojë vitin e ardhshëm Shpenzimet kapitale te buxhetit do të vazhdojnë të mbeten dukshëm më të larta nga deficiti fiskal, pra nëse decifitin fiskal e programojmë me 3 përqind, shpenzimet publike, investimet publike do të jenë në nivelin 5 përqind
Ridvan Bode
Ministri i Financave 396 miliardë lekë dhe pret të mbledhë nga taksat, rreth 356 miliardë. Krahasuar me planin e rishikuar të këtij viti rritja është 3.6, ndër më të ulëtat historike.
"Parashikimet fiskale të vitit 2012, bazohen në zhvillimet ekonomike dhe fiskale në periudhën e deritanishme me një shikim kritik në realizimin e plotë të objektivave të vitit 2011, pasi deri tashmë vërehet një dobësi në aktivitetin e brendshëm të ekonomisë shqiptare", theksoi Bode.
Por rreziku më i madh për ministrin e Financave vjen nga ekonomitë e perëndimit dhe masat që ato po detyrohen të marrin, duke ulur shpenzimet për të ruajtur borxhin.
"Duhet thënë se zhvillimet më të fundit dhe masat më të fundit po merren nga Komisioni Europian, për hapësirën e zonës Euro sigurisht që i takojnë një masë jo të vogël edhe ekonomitë e vendeve periferike janë në radhë të parë ekonomitë e Europës Qendrore dhe Lindore, ritmet e te cilave kanë nisur jo vetëm të bien, por në mënyrë të dukshme të kopjojnë zhvillimet e hapësirës euro", tha Bode.
Qeveria ka parashikuar vitin e ardshëm një rritje ekonomike 4.3 për qind, që sipas zotit Bode është realiste.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Beqja: Qeveria mashtron me buxhetin
Opozita akuzon kryeministrin, se po mashtron publikisht kur thotë se buxheti i vitit 2012 do të jetë më i madhi në historinë e vendit. Ilir Beqja thotë se financat e vendit po përkeqësohen dhe për këtë i referohet shifrave të tyre në vite. Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Banka e Shqipërisë kërkon të forcojë kontrollin te bankat e huaja që veprojnë në vendin tonë, si masë paraprake ndaj rreziqeve që mund të sjellë kriza financiare në rajon. Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Në vitin 2007 kur aplikoi taksën e sheshtë, që rriti detyrimet e individëve me të ardhura të ulëta, qeveria vendosi një masë që ta mbronte sadopak këtë shtresë. Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Institucionet buxhetore do të kenë vitin e ardhshëm 720 punonjës më pak se sa këtë vit, një shenjë e qartë kjo e dëshirës së qeverisë për të kursyer si pasojë e vështirësive financiare që ka krijuar kriza. Shqipëria shkel sërish kriteret e anëtarësimit në NATO
Shqipëria e ka detyrim të anëtarësimit në NATO shpenzimin e minimalisht 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për sektorin e mbrojtjes, por deri më sot nuk e ka plotësuar asnjëherë këtë detyrim dhe sipas buxhetit që qeveria miratoi për vitin e ardhshëm, do të vijojë ta shkelë.
Lajmet kryesore
BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
Itali, Berlusconi humb shumicën
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Greqi, kriza politike dëme në turizëm