E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE Nuk ju detyruam per plehrat


Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.

Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerimin Peter Stano, ne nje interviste per Top Channel tha se nje ligj per menaxhimin e mbetjeve ishte vertet i nevojshem, por 'ne nuk kemi diktuar kushte dhe nene te vecanta, aq me shume per importin e mbetjeve'.

"Sic e dini, miratimi i ketij ligji ishte ne kuader te pershtatjes se legjislacionit shqiptar me ate europian. Ajo cfare duhet te kemi parasysh eshte qe Bashkimi Evropian nuk inkurajon dhe as nuk Importi i plehraveNdotja, Ligji: Kompanite do te mbledhin ambalazhet Topi: Pse e ktheva ligjin e plehrave? “Plehrat”, BE e shqetësuar detyron ndokend qe te importoje mbeturina. Ne nuk vendosim rregulla se cfare ju duhet te importoni dhe ne cfare menyre t'i importoni. Keto norma apo rregulla europiane kane nje procedure strikte mbi menaxhimin e mbeturinave ne pergjithesi, por me pas, ne kete rast, i takon vete vendit te percaktojne se cfare importon, si e importon dhe ju vendosni per kete sipas rastit. Pra, BE nuk nderhyn ne kete ceshtje, por ajo qe ne themi eshte se eshte e rendesishme qe te jete nje ligj i tille", tha zedhenesi.

Top Channel: Nje ligj mbi menaxhimin e mbeturinave?

Peter Stano: Po, ligj per menaxhimin e mbeturinave dhe ka dispozita persa i takon importit, por sic e thashe, ne as inkurajojme dhe as detyrojme njeri qe te importoje ndonje gje, sepse kjo eshte dicka qe varet nga autoritetet shqiptare. U takon atyre te vendosin se mbi cfare kushtesh do te kete import, apo mundesite per te importuar plehra. Ajo qe ne theksojme eshte qe ju duhet te siguroni se zbatimi efikas i ligjit ze vend dhe per kete, ju duhet te keni kapacitete, duhet te kontrolloni per kete proces ate cfare i kalon vendit kur flitet per importin e mbeturinave, dhe se ju duhet te keni kapacitetet e nevojshme, sidomos ne dogana, apo ne autoritetin e kontrollit mjedisor.

Megjithese ligji u miratua me shumice te thjeshte, ne respekt te procedurave vendase, Komisioni nenvizon se Shqiperise i kerkohet gjate procesit te anëtaresimit qe te zhvilloje konsultime e debate te gjera konstruktive per ligjet qe kane te bejne me BE-ne.

"U miratua me shumicen e nevojshme sipas procedurave ne vend. Sidoqofte, ne theksojme se jo vetem ky ligj, por pergjate gjithe procesit te anëtaresimit, ligjet qe kane te bejne me BE-ne do te ishte mire te ishin objekt ose subjekt i nje dialogu te duhur kombetar nga te gjitha palet e interesuara nga kushdo qe shqetesohet apo qe eshte i perfshire ne njefare menyre me te. Eshte shume e rendesishme te paturit te nje dialogu te tille kombetar, apo te nje dialogu te gjere ne ceshtje te tilla te rendesishme, sepse keto lloj ceshtjesh u perkasin praktikisht te gjithe njerezve. Ato kane impakt ne jeten e cdo individi, ndaj ne inkurajojme me te vertet dialogun konstruktiv te te gjitha forcave politike. Ne kete kuader, mund te them se cdo qendrim partiak apo deklarate irrituese nuk prodhon atmosferen e favorshme, hapesiren, apo kushtet per dialog konstruktiv mes qeverise dhe opozites", tha Stano.

I pyetur nese qendrimi kundershtues i Presidentit te Republikes, apo ai i opozites per te mos miratuar kete ligj, bie ndesh me detyrimet qe rrjedhin nga MSA-ja, zedhenesi i Komisionit tha 'jo', madje sqaroi se Shqiperia nuk kishte as ndonje afat te percaktuar kohor se kur duhej ta miratonte ligjin.

"Jo, sepse kthimi i ligjit eshte e drejte kushtetuese e Presidentit, eshte e drejte e opozites qe ta kundershtoje ate, ajo cfare eshte e rendesishme eshte qe te kete nje diskutim te duhur, respektim te sundimit te ligjit, cfare eshte kyce per cdo marreveshje te stabizilim asocimit. Por, MSA-ja nuk parashikon asnje afat kohor mbi ligjin e menaxhimit te plehrave, ajo cfare MSA-ja thote eshte vetem qe ne menyre graduale, ju duhet te pershtasni legjislacionin europian dhe kaq", tha Stano.

Pergatiti: Arta Tozaj

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Topi në Xarë e Konispol: Vlerësim punës suaj
Presidenti Topi vazhdon vizitën në jug duke parë nga afër në komunën Xarë plantacionet e agrumeve. Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga nënprefekti i Sarandës Gjergji Mano dhe është pritur nga kryetari i komunës Dhimo Kote, kryetari i komunes Aliko, Kristo Kaishi dhe autoritetet vendore. Fqinjët po bëhen gati të fillojnë një epokë të re
Mustafa Nano - Papandreu po ikën, e gjasat janë që t’i heqë duart për fare nga timoni i makinës greke, duke shënuar kështu fundin e një dinastie, që zgjati dekada të tëra. Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
Përfaqësimi i grave në jetën publike e politike mbetet ende në shifra të ulëta.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth në fjalën e tij mbajtur gjatë konferencës, "Për Rolin e Gruas në Politikë" tha se partitë politike nuk e mbajtën premtimin për të respektuar Kodin Zgjedhor, sipas të cilit, në kuvendin e Shqipërisë 30 përqind e deputetëve, duhet të jenë femra. PS, numërohen fletët për asamblenë
Në selinë e Partisë Socialiste ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimit përmes të cilave 1500 delegatët në kongresin e kësaj partie votuan për asamblenë kombëtare. Berisha: Taksat nuk do të rriten
Për rreth një muaj, deri nga mesi i dhjetorit, kur të miratohet në parlament, kryefjala e demokratëve do të jetë projektbuxhetit i vitit 2012.

Lajmet kryesore

Wollfarth: Niveli i përfaqësimit të grave, i ulët
"Partitë nuk e mbajtën premtimin"
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
Kosovë, mblidhet Komiteti i Sigurisë
Greqi, kriza politike dëme në turizëm

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›