E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boeing përgaditet për përdorimin e telefonit celular në aeroplanë

Udhëtarët me aeroplan gjithmonë dëgjojnë vërejtjen e njëjtë para nisjes, që thotë “ju lutem të fiken të gjitha pajisjet elektronike”, telefonë, mp3 players, iPods, laptopë, ejt.

Udhëheqësit e kompanisë Boeing kanë njoftuar për planet e tyre, për të lejuar pajisje elektronike apo përdorimin e telefonit celular në aeroplanë ndoshta nga viti 2013. Pasagjerët që fluturojnë më Boeing 747-8, 787 Dreamliner, dhe 777 ndoshta së shpejti do të jenë në gjendje të përdorin telefonat celularë sipas kompanisë Boeing dhe portalit CNET.

U mbetet qeverive të shteteve të vendosin për një gjë të tillë kanë thënë ata, mirëpo në SHBA Administrata Federale e Aviacionit e ka ndaluar ketë deri më tani dhe sipas deklaratave më hershme është thënë se kurrë nuk do të lejojnë një aktivitet të tillë.

Së bashku me përdorimin e telefonit celular dhe WiFi, Boeing gjithashtu ka theksuar se do të mundësojnë edhe kanale TV apo video konferenca drejtpërdrejt, diku në vitin 2014.

Boeing është një kompani amerikane shumëkombëshe dhe një ndër tri kompanitë kryesore në botë për operim dhe mbrojtje të hapësirës ajrore. /ameble/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›