E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani Goli me Kombetaren Une sakrifikoj per skuadren

Protagonisti Shqiptari ia kushton familjes dhe gruas nje nder golat me te rende te karrieres se tij

Ka shenuar nje gol te rende per Cezenen e tij por ne Shqiperi e kane kritikuar per mungesen e golave per Kombetaren. Erjon Bogdani e ka gjithnje nje pergjigje. Ajo eshte se sulmuesi pervecse duhet te shenoje golat gjithnje eshte i detyruar te luaje per skuadren ndaj cuarja e topit ne rrjete behet pak me e veshtire. Un jam lojtar qe sakrifikohem per skuadren dhe kjo menyre loje te Shqiperia nuk me mundeson realizimin e shume golave u shpreh Bogdani ne emisionin e Top Channel ProcesiSportiv. Sulmuesi i Kombetares se Shqiperise ka realizuar golin e tij te 60 ne Itali ne karrieren e tij 10-vjecare ne kampionatin italian mes Serise A dhe B. Ai ka zhvilluar 283 ndeshje pa perfshire ketu takimet per Kupen e Italise dhe miqesoret. Jam shume i kenaqur me ndeshjen qe zhvillova por ajo qe kishte rendesi ishte fitorja e ekipit tha Bogdani. Ishte nje rezultat i papritur per ne kunder nje ekipi te madh sic eshte Milani i sivjetshem. Kur hyra ne fushe mbeta shume i habitur nga tifozet e Cezenes. Ishte ndeshja e pare per mua ne stadiumin lsquoManuzzi dhe nuk e prisja kete tifozeri kaq te zjarrte. Ne kete periudhe ndihem shume mire fizikisht dhe zgjodha Cezenen sepse dua te bej nje sezon si titullar dhe te tregoj edhe nje here ate qe une di te jap ne fushen e lojes por pa harruar rolin qe pati edhe njohja qe kam me trajnerin Fikadenti. Golin ia kushtova familjes ashtu si edhe nuses e cila me mori ne telefon para ndeshjes dhe me tha qe kjo ishte ndeshja ime dhe duhej te tregoja vlerat e mia duke shenuar ndaj Milanit pohoi shqiptari. Goli ndaj Milanit ka dhuruar avantazhin por Bogdani ka dhene edhe nje asist dhe ka demonstruar shume grinte karakter dhe pervoje ne ndihme te skuadres se tij. Ky rikthim te goli me ka mbushur me gezim. Gjeja qe me ben me te lumtur eshte kjo Cezene e cila sikurse ne Rome ka demonstruar se eshte kompetitive. Jam gjithnje shume i qete punoj shume. Por me besoni nuk jane vetem golat detyra ime eshte te ndihmoj skuadren ne ndertimin e aksioneve mos e harroni. Bogdani nuk eshte shqiptari i pare ne Romanja tete vite me pare kalon nga kjo ane Florian Myrtaj 30 ndeshje dhe 12 gola ne serine C 8 nga te cilet te shenuar ne pese javet e para. E kam pare ndeshjen ne TV thote Floriani dhe pashe Erjonin ne forme te jashtezakonshme eshte nje lojtar shume i mire nje qe di te shenoje dhe te jape asiste per shenim. Beri mire qe shkoi te Cezena i marre nga Fikadenti. Me ne fund 4-3-3 nxjerr ne pah karakteristikat e tij. Per mua ai mund te shenoje mbi 10 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›