Shtanga kuqezi gati per Boterorin
Kombetarja shqiptare e Peshengritjes do te marre pjese ne Boterorin 2010 qe do te filloje me 17 shtator ne Antalia. Shtangistet elitare ne vend kane fituar betejen e tyre te pare per trajtime me te mira ushqimore pas nje takimi me ministrin e Sporteve Ferdinand Xhaferaj. Skuadra e meshkujve kuqezi qe ne total arrin numrin 6 Shqiperia do te perfaqesohet edhe me 4 peshengritese femra ne kete eveniment ka konfirmuar se te premten do te udhetoje drejt Turqise per te konkurruar normalisht ne aktivitetin e rendesishem nderkombetar.
Erkand Qerimaj peshengritesi i cili ka qene lideri i protestave te perfaqesueses se shtanges ka konfirmuar marreveshjen paraprake me drejtuesit e MTKRS-se. Dietat qe nisnin nga kuota minimale prej 15 mije lekesh te reja jane rritur tashme te gjithe peshengritesit me rezultate te larta dhe qe ngrene flamurin shqiptar ne evenimentet me te rendesishme kontinentale dhe boterore do te marrin nga 50 mije leke. Dje jane firmosur edhe kontratat e reja rreth kesaj ceshtjeje. Medalisti shkodran nenvijezoi se negociatat do te vazhdojne deri ne momentin kur pretendimet e ketyre sportisteve elitare do te realizohen. Megjithate tashme te gjithe jane te perqendruar per te bere paraqitje sa me te kenaqshme ne Kampionatin Boteror. Gjithcka kemi bere deri me tani lidhej vetem me nevojat me elementare qe ne kishim si sportiste elitare. Te henen pas nje takimi ne Ministrine e Sporteve kemi arritur marreveshjen paraprake per dietat ushqimore te cilat jane rritur. Tashme te gjithe sportistet qe perfaqesojne Shqiperine do te marrin nga 50 mije leke te reja ne kete menyre trajtimi do te jete i njejte per te gjithe peshengritesit elitare deklaroi Qerimaj. Me tej ai shtoi Ky ishte vetem fillimi pasi ne nje periudhe te mevonshme do te diskutojme edhe per pikat e tjera te kerkeses qe paraqitem ne Kryeministri dhe ne MTKRS. Megjithate me pare duhet te perqendrohemi te Boterori i Antalias. Mund te konfirmoj se pasi kemi gjetur mbeshtetjen e qeverise dhe arritem akordin te premten do te nisemi drejt Turqise. Vetem pasi te kthehemi nga ky aktivitet i cili eshte mjaft i rendesishem do te rinisin diskutimet per plotesimin e kerkesave te tjera. Do te zhvillojme takime me ministrin Xhaferaj por edhe me drejtuesit e Federates Shqiptare te Peshengritjes ku do te shqyrtohet problemi tjeter i madh ai i shperblimeve. Gjithashtu do te flasim per faktin qe vitet si sportiste te quhen vite pune sigurimin e vendeve te punes ne polici apo garde pasi te terhiqemi nga sporti ashtu si ndodh ne te gjitha vendet e tjera europiane.
Edhe pse kane protestuar duke gjetur mbeshtetjen e trajnerit te Shqiperise se shtanges Zef Kovaci skuadra e meshkujve nuk eshte shkeputur asnjehere nga pergatitjet per Boterorin 2010. Kemi muaj qe pergatitemi intensivisht dhe me shume seriozitet per te regjistruar rezultate sa me te larta ne Antalia. Si gjithmone objektivi yne kryesor mbetet qe te marrim sa me shume medalje dhe te arrijme rezultate pozitive ne kuader te Olimpiades Londer 2012. Te henen drejt Turqise eshte nisur kampionia Romela Begaj se bashku me trajnerin e saj Hekrot Shaqiri ndersa sot do te nisen edhe tri peshengriteset e tjera Kasaj Guhacaj e Ruci.