E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Ramës i është dukur e gjatë rruga për në Peshkopi, sepse ka ndaluar rrugës të bëj ciu ciu

Gazeta Shqip

gerti-bogdaniPartia Demokratike ka reaguar pas deklaratave që kreu i opozitës, Edi Rama bëri në Peshkopi për gjendjen e rrugëve. Sipas deputetit demokrat Gerti Bogdani ka akuzuar kryesocialistin Rama se po trillon kur flet për rrugë të paasfaltuara dhe probleme me infrastrukturën.

Ne kemi asfaltuar 10.000 km rrugë që e kanë shkurtuar kohën e udhëtimit nga Tirana në pjesët e tjera të Shqipërisë, nga 1.5 deri në 3 herë. Z. Rama pretendon se kjo nuk është e mundur, dhe ai mund të jetë një matuf dy metrosh, por kjo sdo të thotë se venat e tij nuk mjaftojnë për të bërë xhiron e botës. Zotit Rama mund ti jetë dashur një kohë kaq e gjatë për të shkuar në Peshkopi, sepse ka ndaluar rrugës për të bërë ciu ciu.

Z.Rama sot theu edhe rekordin e tij personal duke bërë shpikjen më të madhe të njerëzimit. Ai shpiku makinën e kohës dhe udhëtoi poshtë e lartë e lartë e poshtë nga viti 1432 e deri më sot, kur foli për regjistrimin e pronave. Në fakt, e vetmja gjë ende e paregjistruar sot në Shqipëri është fantazia e tij e sallonit mavi, tha Bogdani.

Ai akuzoi më tej se Rama nuk ka një plan për zhvillimin e Shqipërisë, por vetëm për rritjen e papunësisë. Ai tha që plani i tij për një Shqipëri të zhvilluar, është ai që brenda dy viteve Z. Rama të ketë një plan të tillë.

E vërtetë, plani i Z. Rama është që të ketë një plan. Sepse Z. Rama nuk ka asnjë plan përveç planit për të rritur taksat, gjë që do të rrisë papunësinë. Z. Rama është një mace e zezë për biznesin, investimet e huaja dhe zhvillimin e vendit. Partia Demokratike do të vazhdojë punën për të përmirësuar infrastrukturën e Shqipërisë dhe do të punojë për të ndërtuar një Shqipëri më të zhvilluar përfundoi Bogdani.

17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Bogdani: Ramës i është dukur e gjatë rruga për në Peshkopi, sepse ka ndaluar rrugës të bëj ciu ciu burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›