Rama në Peshkopi: PS plan strategjik për energjetikën
Kryesocialisti Edi Rama ka premtuar nga Peshkopia hartimin e një plani mbarëkombëtar strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, për ndërtimin e mjeteve dhe burimeve të përbashkëta energjetike, për t’i dhënë kështu fund problemit në të dyja vendet.
Dua të theksoj domosdoshmërinë e një plani të përgjithshëm kombëtar sepse duhet tu japim fund veprimeve kuturu të tokës që po heq çdo muaj pasuritë e përbashkëta dhe po e kthen në truall të ndërtuar jashtë çdo kushti. Dhe për ti dhënë një drejtim të qartë vendit në rrugën e zhvillimit,- tha Rama. Ai theksoi me tej se duhet të përcaktohet një plan kombëtar zhvillimi i të gjitha drejtimeve, si në zhvillimin ekonomik, urban mjedisor, etj.
Është e nevojshme që ne të kemi një plan strategjik për energjetikën, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në mënyrë që në të gjithë hapësirën shqiptare të mund të garantohet jo vetëm furnizimi me energji, jo vetëm e ardhmja e këtij furnizimi, por me çmime të arsyeshme,- tha Rama.
17 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Rama në Peshkopi: PS plan strategjik për energjetikën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email