E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, dopietë në miqësore e fituar 12 - 0

ASA (Albania Sport Agency) - Bogdani shënoi një dopietë në miqësoren e fituar sot nga Kievo me rezultatin 12-0 me formacionin amator Valkamonika. Dopietat e tjera u shënuan nga Marchese, Obinna e Semioli. Te goli shkuan edhe Kosovski, Luciano, Marcolini e Pellissier.
Bogdani luajti në formacionin e pjesës së dytë. Rudho nuk ishte në asnjë nga dy formacionet e hedhura në fushë nga Xhixhi Del Neri.
Për ndeshjen kundër Atalantës, Kievo nuk ka asnjë lojtar të pezulluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›