E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions, sot Roma- Man Junaitid

ASA (Albanian Sport Agency) - Roma-Mancester do të luhet në një "Olimpico" të ezauruar dhe të jashtëakonshëm për një nga sfidat më intriguese të cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Trajneri i Romës, Spaleti është pranë një objektivi historik. Tekniku verdhekuq do të ketë mungesën e Pizaros (i skualifikuar) dhe të dëmtuarëve Toneto e Akiliani, si dhe mungesën e Tavanos, i cili nuk mund të luajë në Europë.
Edhe Sër ALeks Ferguson ka mungesat e tij: Vidic, Neville, Silvestre, Park dhe Evra.
Roma dhe Mancester ndeshen për herë të parë në Europë. Bilanci i Romës në "Olimpiko" me skuadrat e tjera angleze është mjaft pozitiv, përvec takimit të humbur me Liverpulin, i cili fitoi në Romë 4-2 nga gjuajtjet e penalltive (pas 1-1 në kohën e rregullt dhe shtesave) për finalen e Kupës së Kampioneve.
Roma ka arritur në shtëpi 6 fitore kundër ekipeve angleze, tre barazime dhe dy humbje.
Formacionet e mundshme Roma-Mancester
Roma: Doni, Cassetti, Mexes, Chivu, Panucci, De Rossi, Perrotta, Wilhelmsson, Taddei, Mancini, Totti. Tr. Spalletti
Manchester United: Van der Sar, Brown, O'Shea, Ferdinand, Heinze, C.Ronaldo, Carrick, Scholes, Giggs, Rooney, Saha. Tr. Alex Ferguson
Arbitër: Fandel

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›