Bogdani, gol në humbjen e Chievo VeronaErjon Bogdani shënoi golin vetëm të skuadrës së tij Chievo Verona. Ky ishte goli i dytë sezonal sulmuesin shqiptar.

Rrjetet sociale:
Erjon Bogdani shënoi golin vetëm të skuadrës së tij Chievo Verona, por pa mundur ta ndihmojë atë për të shmangur humbjen në shtëpi 1-2 me Barin, në takimin e vlefshëm për javën e 8-të të Serisë A.
Sulmuesi shqiptar shënoi me kokë në minutën e 82-të, pasi më parë kishin kundërshtarët me Almiron (7’) dhe Ranoccia (20’).
Ky ishte goli i dytë sezonal për Bogdanin.
Bogdani u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në minutën e 80-të.
Për Chievo Verona kjo ishte humbja e tretë sezonale.
Numri i klikimeve - 1633
E Diele, 18 Tetor 2009