E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani kërkon 750 mijë euro nga Udineze

Erjon Bogdani vazhdon ta shtyjë përgjigjen "po" ndaj ofertës së bërë nga Udineze, duke rrezikuar seriozisht transferimin. Nëse brenda pak ditësh nuk do të japë një përgjigje pozitive, sulmuesi shqiptar do të qendrojë përfundimisht te Siena. Të dyja palët nuk po lëshojnë pe në qëndrimet e tyre.
Klubi i Udinezes i ofron lojtarit 29-vjecar një kontratë katërvjecare dhe një pagesë prej 500 mijë eurosh në vit, por sulmuesi potent i Sienës dhe Kombëtares shqiptare kërkon një kontratë trevjecare.
Bogdani kishte kërkuar në fillim të tratativave 850 mijë euro në sezon dhe tashmë është kufizuar në 750 mijë euro, duke i bërë edhe rezistencë ofertës të bërë nga klubi friulan.
Udineze nuk po tërhiqet nga e saj, ndërkohë që presidenti Pocoi është duke kërkuar alternativa të tjera në sulm.
Nesër pritet një tjetër takim midis Bogdanit dhe drejtuesve të klubit friulian dhe ndoshta nesër, gjiganti shqiptar mund të japë edhe pëlqimin për kontratën e re. Nëse do të ndodhë kjo ditën e hënë, Bogdani do të niset për në Udine, ku do t'u nënshtrohet vizitave rutinë mjekësore dhe më pas do të bashkohet me bardhezinjtë një ditë më pas, në qendrën stërvitore në Asiago.
Më mbërritjen e Bogdanit, sulmi i Udinezes do të ishte plotësisht i plotësuar dhe cilësor, kur në repartin e avancuar të klubit italian priten sulmues të tillë si Schumacher, Di Natale, Asamoah, Virtanen dhe ndoshta edhe Iakuinta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›