E Diel, 1 Nëntor 2026

Statistika/ Tirana, ekipi shqiptar me rendimentin me të lartë të golave në Europë

Tirana ka shënuar 50 nga 162 golat e shënuar nga klubet shqiptare në Europë (Devi Muka është shënuesi i golit të 50-të të këtij ekipi). Të parin për bardheblutë e ka shënuar Josif Kazanxhiu më 1 tetor 1969 në Tiranë në ndeshjen kundër Standardit të Liezhit e mbyllyr në barazim 1-1, një gol i shënuar në minutën e 90-të.
Partizani ka shënuar 29 gola, Vllaznia 23, Dinamo 19, Teuta 17, Flamurtari 15 e deri tek ekipet fqinjë Albpetroli Patosit dhe Apolonia e Fierit me nga 1 gol.
Përsa i përket golave të shënuar nëpër kompeticioneve ato janë ndarë: 53 gola në Ligën e Kampioneve (Kupa e Kampioneve), 41 në Kupën UEFA dhe 25 gola në Kupën Intetoto.
Enver Tonuzi, SHBA
Albsport-statistik

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›