E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani me syte nga e ardhmja Kam rilindur tek Cezena

TIRANEuml - Erjon Bogdani ka dale dje i humbur me Cezenen e tij nga Bentegodi i Verones ku Kievo fitoi 2-1.

Megjithese kishte deshire te shenonte ndaj ish- skuadres se tij deshira e Erjon Bogdanit nuk u realizua dje pasdite kunder Kievo.
Cezena e sulmuesit shqiptar nuk fitoi lojtari i kombetares shqiptare nuk shenoi madje u ndeshkua edhe me karton te verdhe per nje faull taktik ndaj portierit Sorrentino ne zonen e kundershtarit pikerisht nje minute para golit te fitores se veneteve ne minuten e pare shtese pas kohes se rregullt.
Verona nuk ka qene nje kujtim i embel i Bogdanit i cili deri tani ka shenuar 3 gola ne Serine A kunder Milanit Leces e Parmes. Gjashte muajt e fundit te Kievo ne qytetin e Zhuljetes dhe Romeos nuk i ka kaluar si i dashuruar. Ndodhi ajo qe shpesh ndodh ne futbollin italian - tregon Erjoni per mediat italiane.

Po me skadonte kontrata dhe nuk me lejonin te luaja me. Klubi ne janarin e shkuar nuk me la te shkoja te Katania ku me afruan nje kontrate 2-vjecare ne keto raste ke mosmarreveshje me drejtorin sportiv.

Megjithate Bogdani i pershendeti te gjithe dje para dhe pas ndeshjes ne Bentegodi Ketu kam shume miq ne skuader dhe presidenti Igor Kampedeli ka qene gjithnje i mire me mua.

Kete vere dukej drejt fundit te karrieres se tij por rishperthimi i tij ka nje emer qe e rishfaq si nje qendersulmues cilesor.

Cfare ndodhi Ndodhi qe rigjeta Fikadentin qe e kam pasur trajner te Verona. Dhe nje futbollist per te dhene me shume ka nevoje vetem per nje fjale vendimtare besim. Une isha gati te shkoja ne Angli ai me thirri dhe me beri te ndihem i rendesishem. Dhe para se gjithash me lejon te luaj qendersulmues.
Fikadenti ka cilesi te mira te flet dhe te meson futboll sepse jeton me futbollin. Nuk e di sa Dvd shikon shpjegon gabimet. Po citoj pese lojtare qe ka zbuluar me Veronen Adailton Behrami Kasani Kosu e Dosena. A e dini qe ne ate rol te Siena me De Kanion trajner kam shenuar 11 gola ne Serine A dhe kam sherbyer shume te tjere per shoket e mi.
Nje rol qe Bogdani luan edhe ne kombetaren shqiptare

Ne te vertet aty kam shenuar kunder Portugalise dhe Danimarkes ndersa te Kievo ne periudhen e fundit nuk kam shenuar - vazhdon 33-vjecari qe tashme duket si nje djalosh ne fushe fale formes se tij.

Jam mire fizikisht. Kam bere nje marreveshje me presidentin e Cezenes nenshkruaj per nje vit me opsion per te dytin thekson Bogdani.

Bogdani ka vite qe eshte diplomuar ne ekonomi dhe pavaresisht nga deshira per te vazhduar te luaje mosha ben te veten. Megjithate ai ka disa ide mbi te ardhmen e tij Kur te terhiqem nga futbolli i luajtur - rrefen Bogu -do te behem biznesmen po ndertoj nje pallat ne Tirane. Une djali i nje profesori matematike dhe i nje studiueseje nuk e mendoja se mund te behesha futbollist. Por futbolli me pelqen nuk e perjashtoj nje rol edhe si drejtues.

Pse po vijne pak lojtare shqiptare ne Itali
Sepse tek ne eshte me mire Tirana eshte e bukur po e rimarrim veten. Erjoni ka pare shume tifoze ti afrohen jashte stadiumit per ti kerkuar nje ndihme fanellen ose thjesht nje autograf. Gjithnje eshte sjelle mire ne heshtje Gjeste te tilla nuk duhen reklamuar - e mbyll me modesti shqiptari.

d.b/ATA/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›