E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani, në dyshim për sfidën Napoli-Kievo, është i dëmtuar

Erjon Bogdani është në dyshim për
ndeshjen e fundit të Serisë A, që
skuadra e tij Kievo do të luajë sot kundër
Napolit në stadiumin në "San Paolo". Lajmi
është bërë i njohur dje nga mediat italiane,
sipas të cilave sulmuesi shqiptar vuan një
dëmtim të lehtë, i cili mund ta lërë jashtë
formacionit të parë të skuadrës veroneze.
Skuadra e trajnerit Di Karlo do të luajë sot
kundër Napolit me qetësinë maksimale,
të cilën ia ofron garantimi i qëndrimit në
Serinë A që në javën e parafundit të Serisë
A. Lajmet e fundit nga Kievo nënvizojnë
se është shumë e mundshme që Erjon
Bogdani të heqë dorë nga aktivizimi në
ndeshjen e sotme, pasi të premten ai ka
lënë para kohe fushën e lojës në takimin
miqësor të luajtur në Vilafranka, për shkak
të një shqetësime në ije. Ky është një lajm
jo i mirë edhe për trajnerin e Kombëtares,
Kuzhe, i cili duhet të shpresojë që dëmtimi
të mos jetë i rëndë, pasi Bogdani i duhet i
disponueshëm për Portugalinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›