E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç, vendimi për doganat dëmton dialogun

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, e ka quajtur "të papranueshëm vendimin e EULEX-it që më 16 shtator të vendosë kontrollin doganor në Jarinë dhe Bërnjak, ku do të sillte edhe zyrtarët e Doganës dhe të Policisë së Kosovës".

Ai tha se një hap i tillë, "do të dëmtonte negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit".

"E gjithë ajo që kemi negociuar do të binte në ujë dhe shtrohet pyetja: për çfarë duhen bisedimet", tha Bogdanoviç për mediat serbe.

"EULEX-i do të mbajë një rol udhëheqës, duke zbatuar ligjet e të ashtuquajturit shtet të Kosovës, duke mbledhur të ardhurat që shkojnë në buxhetin e Qeverisë së Kosovës", tha Bogdanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›