Vlorë, nëna me foshnjen hidhen nga ballkoni i maternitetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Një grua ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni i maternitetit së bashku me foshnjën e saj të sapolindur.
Eglantina Nexhaj 27 vjeç është hedhur nga kati i dytë i ballkonit të maternitetit së bashku me foshnjen e saj dhe për pasojë foshnja ka ndërruar jetë ndërsa nëna ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë çuar gruan të marrë një vendim të tillë por policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.