E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojan Krkic kthehet tek Barcelona

Bojan Krkic do të kthehet tek Barcelona pasi Milani nuk do e blejë sulmuesin i cili këtë sezon luajti i huazuar tek kuqezinjtë.

Lojtari spanjoll do të luajë sërish me skuadrën ku është rritur pas eksperiencave të pasuksesshme në Itali me Romën dhe Milanin. Kuqezinjtë mendojnë se 15 milionë eurot e fiksuara për blerjen e tij janë shumë. Bojan ka shënuar vetëm 3 gola në 27 takime me Milanin. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›