E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoeness Guardiola kerkoi Neymarin

Uli Hoeness, presidenti i Bayern Munchen, ka treguar për ‘Sport Bild’ se Pep Guardiola i kishte kërkuar blerjen e Neymar, blerja e fundit e Barcelonës.

Ai sqaroi se klubi zgjodhi të mos rrezikonte duke marrë parasysh se shumë të rinj brazilianë kanë dështuar kur kalojnë nga kampionati i vendit të tyre direkt në Bundesligën gjermane. “Guardiola donte të blinte një futbollist të ri brazilian, por ne e këshilluam që të hiqte dorë pasi e dimë që brazilianët e kanë të vështirë të ambientohen me klimën dhe kulturën e Gjermanisë. Gjithashtu, kur ky futbollist kushton mbi 30 milionë euro është e vështirë”, deklaroi Hoeness. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›