E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen shërbimet në sportele dhe seancat gjyqësore

Bojkot i punës është regjistruar këtë të mërkurë edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ku sekretariati dhe administrata gjyqësore kanë ndërprerë punën.

Si pasojë, pritet të ketë kufizim të orareve të sporteleve për ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Sipas burimeve, nga ora 15:45 deri në 16:00, shërbimi do të ofrohet vetëm për rastet urgjente.

Ndërkohë, gjatë ditës pritet të zhvillohen vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurisë, ndërsa pjesa tjetër e aktivitetit gjyqësor do të jetë e kufizuar.

Në Gjykatën e Vlorës janë gjithsej 61 punonjës të administratës, pa përfshirë gjyqtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›