E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti, Blushi: PS, të presë raportin e ODIHR-it

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka ritheksuar edhe njëherë se është kundër bojkotit të PS-së për parlamentin. Në një konferencë për shtyp Blushi theksoi se Partia Socialiste duhet të presë raportin e OSBE/ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit për të marrë një vendim lidhur me bojkotin.
Sipas tij e vetmja mënyrë për të sjellë Partinë Socialiste në pushtet është që PS-ja të bëhet pjesë e vendimarrjes në institucionet e vendit. Ndërkohë deputeti socialist Blushi është shprehur edhe në lidhje me qeverisë e re duke e cilësuar si qeveri me dy kryeministra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›