Bojtoti i Kuvendit, Blushi: PS-ja të presë raportin e OSBE/ODIHR-it

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi ka ritheksuar edhe njëherë se është kundër bojkotit të parlamentit. Në një konferencë për shtyp Blushi theksoi se Partia Socialiste duhet të presë raportin e OSBE/ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit për të marrë një vendim lidhur me bojkotin. Sipas tij e vetmja mënyrë për të sjellë Partinë Socialiste në pushtet është që PS-ja të bëhet pjesë e vendimarrjes në institucionet e vendit. Ndërkohë deputeti socialist Blushi është shprehur edhe në lidhje me qeverisë e re duke e cilësuar si qeveri me dy kryeministra.