Bojkoti, Ruci: PS nuk i perfill kerkesat e SHBA
"Koha kur Shqiperia vendoste duke u bazuar mbi ate qe nje person, apo dikush tjeter thote ka perfunduar. Demokracia, liria e fjales, liria e prones, jane te gjitha gjerat qe nderkombetaret na mesuan 20 vjet me pare, dhe tani ato jane ne pronesi te shqiptareve, prandaj dhe nuk do te ndikohemi nga shprehjet, kerkesat, apo ultimatume, nuk ka rendesi se nga ku ato vijne". Kjo eshte pergjigja e Kryetarit te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci ndaj thirrjes se disa ambasadoreve te huaj ne Tirane per t'i dhene fund bojkotit te Parlamentit.
***
Ne vezhgimin e detajuar te skenes politike shqiptare, administrates se Ambasades se SHBA-ve ne Tirane nuk i ka shpetuar dhe kjo deklarate e mesiperme, e bere nga Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci ne lidhje me kerkesat e diplomateve te huaj per ndalimin e bojkotit. Ambasada duke i raportuar qendres ne Uashington D.C., i citonte te plote deklaraten e z.Ruci:
"... Koha kur Shqiperia vendoste duke u bazuar mbi ate qe nje person, apo dikush tjeter thote ka perfunduar... Demokracia, liria e fjales, liria e prones, jane te gjitha gjerat qe nderkombetaret na mesuan 20 vjet me pare, dhe tani ato jane ne pronesi te shqiptareve, prandaj dhe nuk do te ndikohemi nga shprehjet, kerkesat, apo ultimatume, nuk ka rendesi se nga ku ato vijne". Dhe ky citim eshte i shkeputur nga fjalimi i Gramoz Rucit ne Asamblene Kombetare qe u zhvillua dy vite me pare.
Ne shenimin e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers, theksohet se me kete gjuhe "Gramoz Ruci u eshte pergjigjur thirrjeve te bera nga disa ambasadore te huaj ne Tirane per t'i dhene fund bojkotit te Parlamentit".
Sqarimi me pak rreshta i permbajtjes se citimit te Gramoz Rucit, duket se eshte dhe qendrimi i nenkuptuar i diplomatit amerikan ne lidhje me strategjine e PS-se per keshillat e nderkombetareve.
Ne fakt, gjate gjithe kohes se bojkotit te nisur ne vitin 2009 dhe qe ende nuk ka marre fund, diplomacia amerikane e te gjitha rangjeve si dhe ajo evropiane, kane deklaruar here vecmas dhe here njezeri se mospjesemarrja ne institucione eshte e papranueshme dhe duhet te marre fund. Deri tani kjo kerkese e nderkombetareve nuk eshte marre parasysh nga lidershipi i Partise Socialiste dhe opozites ne teresi, ndonese shume prej eksponenteve te tyre kane shprehur jo thjeshte rezerva por edhe kane dale hapur kunder bojkotit institucional.
Pikerisht nga ky fakt, jane disa, dokumentet qe ambasada e SHBA-ve ka derguar ne Departamentin Amerikan te Shtetit.
Ne nje tjeter dokument qe u publikua dje nga "Koha Jone", evidentohej se vendimi per te bojkotuar bazohej ne nje afat kohor te paqendrueshem, per tezen e "luftes kunder se keqes" dhe u kushtezua nga nje liste me kerkesa qe ndryshonin ne menyre te vazhdueshme. Kurse theksohej se "askush ne Partine Socialiste e dinte se kur do fillonte. Askush, tani nuk e di se kur do mbaroje, dhe per sa kohe do te zgjase". Per me teper, raportimi pohonte edhe se "ajo cfare eshte e qarte eshte se PS nuk do te marre kurre ate qe kerkon, dhe Rama nuk disponon nje strategji per te dale nga skema e bojkotit".
Dhe ashtu sic ka ndodhur vertet ne keto dy vite e me shume bojkot, ambasada e SHBA ka evidentuar se socialistet, edhe kur te kthehen ne Parlament, dyert do te jene gjithmone te hapura per ta braktisur serish ate. Ne kete pike, ambasada ve ne dukje se "e gjithe kjo ndodh ne nje Shqiperi qe eshte anetare e NATO-s, qe permireson treguesit ne raportet nderkombetare te zgjedhjeve dhe me aspirata me te medha per anetaresimin e BE dhe levizjen e lire.
Kurse ambasadori Uidhers, per te shprehur edhe nje here qendrimin antibojkot, ka zgjedhur nje citat: "Problemi kryesor eshte qe nje bojkot te jete efektiv, ju fillimisht duhet te bindni mijera, ndoshta miliona te tjere per te te mbeshtetur, nje gje e cila do shume pune dhe zakonisht nuk eshte e suksesshme" - L. Neil Smith.(politikan i Partise Liberale).
Rizgjedhja, cdo mospajtim ishte i kote
"Pas kongresit paszgjedhor, ne fund te muajit gusht, anetaret e PS-se kuptuan se cdo perpjekje per ta mundur Ramen nga brenda ishte e kote. Me vetem disa objeksione, te vogla, sporadike, te gjitha strukturat e partise dhe kryetaret lokale mbeshteten Edi Ramen per kryetar, dhe pse kjo ishte ne kundershtim te qarte te statutit te partise. Sipas Rames vendimi i tij per tu rizgjedhur ishte i justifikuar me gjendjen e "jashtezakonshme te krijuar nga qeveria qe vodhi votat".