Milo: Aleatet s’jane garnitura e PS, prej 6 vitesh jemi mes te humburve
Nese kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama nuk rishikon marredheniet me aleatet, kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaron se do te shikoje qendrimin ne kete koalicion, nese kryesocialisti do te vazhdoje t’i shperfille ata. Paskal Milo, shprehet ne menyre te qarte se aleatet nuk mund te jene thjesht garniture e Partise Socialiste, ndersa shton se per partite qe jane pjese e koalicionit ndoshta eshte me mire te shohin pozicionin e tyre per te mos u ndodhur gjithmone mes humbesve. “Ne do te vazhdojme qe te kembengulim qe te kete nje koalicion relativisht efektiv ku ne te mos perdoremi si garniture, ku ne te mos jemi thjesht nje aleat i radhes per zgjedhjet e radhes, por te jemi partnere serioze, ku te ndajme te mirat dhe te keqijat qe mund te kete koalicioni. Nese PS do ta gjykoje se menyra se si ka “jetuar” deri me tani me aleatet eshte e mire apo eshte e dobishme per te, ne do te shikojme patjeter mundesite qe te mos ndodhemi gjithnje midis te humburve, per shkak te gabimeve te te tjereve”, tha dje ne nje interviste per televizionin “Klan”, kreu i PDS-se, Paskal Milo. Ai shprehet se gjate gjashte viteve qe ka drejtuar PS-ne, Rama nuk i dha partive te se majtes, ate qe meritojne realisht. “Partia Socialiste ne te kaluaren nuk eshte se ka bere pak gabime ne marredhenie me aleatet dhe i kane kushtuar keto gabime qe ka bere, por puna eshte qe te korrigjohen keto gabime. Per fat te keq, une ende nuk jam shume optimist se Partia Socialiste do te ndryshoje mentalitetin e vet dhe filozofine e vet ne marredhenie me aleatet. Ne nuk mund t’i mbushim mendjen qofte kryetarit te Partise Socialiste, qofte dhe lidershipit te PS- se, duhet te beje ndryshime thelbesore ne qendrimet ndaj aleateve. Nese ata nuk arrijne dot te reflektojne, atehere eshte pune e tyre dhe pergjegjesia e tyre”, tha dje Milo. Ai shprehet se ne nje situate te tille, ku mungon koordinimi dhe qendrimi i qarte nga PS-ja, eshte normale qe aleatet te shohin pozicionin e tyre. “Rruget tona, nese Partia Socialiste nuk do te gjeje mundesite qe te reflektoje dhe te ndertoje nje koalicion qe te jete nje koalicion optimist drejt fitores ne te ardhmen, patjeter qe ne nuk do te rrime pasive dhe te ndjekim ne menyre te verber cfare do te behet dhe cfare do te thuhet”, tha kreu i PSD-se, Milo. Ne lidhje me kursin politik, Milo mendon se e vetmja rruge qe ka nje parti parlamentare, eshte rruga institucionale. Ai shkon edhe me tej kur thote se socialistet duhet te bashkepunojne me mazhorancen, duke lene jashte interesat personale. “Grupi parlamentar socialist ben mire qe shkon ne Kuvend, sepse ne Kuvend eshte tempulli ku duhet bere lufta politike. Interesat partiake duhen kaluar ne plan te dyte para interesave kombetare. Nese duam tashme qe vertet te mendojme mbi bazen e interesave kombetare, atehere duhet te diskutohen te gjitha ato probleme qe kane mbetur pezull per nje kohe te gjate. Duhet bere nje politike aktive opozitare ne Kuvendin e Shqiperise”- thote Milo.
“Jo ndryshime ne Kushtetute per interesa personale”
Si nje nga te paktet deputete qe votuan kunder ndryshimeve Kushtetuese te vitit 2008, te ideuar nga Edi Rama, Milo shprehet i kenaqur qe kryesocialisti ka shfaqur pendesen per kete gabim sic e quan ai, por ai pozicionohet kategorikisht kunder nderhyrjes per interesa personale ne ligjin themeltar te shtetit. “Une besoj se nuk eshte e mjaftueshme te shfaqet vetem pendesa. E rendesishme eshte qe te kete vullnet politik, per te mos perseritur te njejtat gabime. Nese do te nisemi nga interesa te ngushta partiake per te bere ndryshime Kushtetuese apo ligjore sa here qe ne mendojme se perputhen me interesat partiake, atehere eshte gabim”, tha dje Milo.