Bojkoti arriti qëllimin. Rama-Topi, i shoh bashkë
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka deklaruar sot se përgjegjës për refuzimin e statusit të vendit kandidat në BE, është bojkoti i qëllimshëm i opozitës dhe liderit të saj, Edi Rama. Duke renditur arritjet e bëra në dy vite, ajo theksoi se pa miratim kanë mbegur vetëm ligjet që kërkojnë votat e opozitës, e sikur të ishte prej saj, shqiptrët sot e kësaj dite do të mbeteshin pa viza.
Ka një problem, bojkoti, bojkoti. Bllokimi që ja ka arrtur qëllimit, qe për herë të dytë Shqipëria nuk ka status dhe do e paguajnë këtë sjellje të panevojshme të papranueshme që ka koston e vet. Në 12 kriteret, janë ligji për Gjykatën Administrative që është tre 3 vitesh në kalendarin e kuvendit dhe opozita nuk pranon ta votojë. Cdo reformë që ka votat e mazhrancës ka kaluar. Heqja e vizave ishte vetëm me votat e mazhorancës se të varej prej opozitës do kishim ngelur. Ligji për reforma zgjedhore, po pres të ngrejmë grupin e puëns. Heqjen e imunitetit- tha Topalli, gjatë një konference për shtyp me deputetë të Bundestagut gjerman.
Ajo ka rikonfirmuar deklaratën e dhënë në intervistën më të fundit për kreun e shtetit, i pozicionuar majtas. Sa i takon bllokazhit unë i kam parë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe, z Topi dhe z Rama- tha Topalli.