E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat, pala greke nis grevën

Punonjësit e doganave greke nisin sot një grevë, e cila do të bllokojë lëvizjen e automjeteve në dy pikat e kalimit kufitar me vendin tonë, Kakavijë dhe Kapshticë. Doganierët grekë kanë njoftuar se nuk do të përpunohet asnjë automjet që pret të hyjë ose të dalë nga territori grek.

Greva e punonjësve të doganave vjen pas atyre të transportit publik punonjësve të sistemit shëndetësor, të cilët i shohin grevat si të vetmen rrugë për të protestuar ndaj masave shtrënguese antikrizë të qeverisë greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›