E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti i zgjedhjeve lokale, Rama: Është rruga për të mbrojtur lirinë e votës

Tiranë, 13 tetor NOA-Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS, Edi Rama ka shpjeguar vendimi që mori shumica e anëtarëve të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit.

Rama ka deklaruar se vendimi i bojkotit të zgjedhjeve është një vijim i natyrshëm i rrugës së deritanishme të ndjekur nga opozita për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

Është rruga e domosdoshmërisë jetike e popullit opozitar për të mbrojtur lirinë, demokracinë, votën, si një liri dhe e drejtë që smund të tjetërsohet,  shkelet, transferohet e deformohet.

Në këtë rrugë jemi shumë të vendosur pasi është një proces që ka të bëjë me një demokraci të kapur peng e të futur në krizë në të gjitha funksionet e saj, u shpreh Rama.

Sipas tij, këto janë interesat e një populli të tërë i cili në vitin 2009 smund të merret peng nga një pushtet familjar.

m.i/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›