Topi në Slloveni, takon Presidentin e Asamblesë Kombëtare, Pavel Gantar

Ljubjanë, 13 tetor NOA-Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore në Slloveni u pritën sot nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar.
Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pals sllovene si në asistencën ndaj konsolidimit të demokracisë shqiptare, ashtu edhe në rrugën e saj të integrimit evropian dhe euroatlantik.
Ne vlerësojmë kontributin slloven në suksesin e arritur për anëtarësimin e Shqipris në NATO, si dhe mbështetjen sllovene për aplikim të Shqipërisë në kërkim të Statusit të Vendit Kandidat për në BE, - vuri në dukje Presidenti Topi, duke shprehur besimin në vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje dhe në të ardhmen.
Presidenti Topi nënvizoi gjithashtu faktin se Shqipria vlerson angazhimin maksimal të palës sllovene pr mbajtjen e axhends s integrimit t vendeve t Ballkanit Perndimor n BE dhe veçanrisht pr t
realitet angazhimin e marr nga BE pr lëvizjen e lir t qytetarve tan n vendet e hapësirs Shengen.
Nga ana e tij, Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Pavel Gantar vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Ai e siguroi Topin se Sllovenia do të vazhdojë të ofrojë si mbështetjen e saj të fuqishme për kryerjen e suksesshme të reformave të duhura politike, ekonomike ashtu edhe përsa u përket shkëmbimit të përvojave pozitive.
m.i/NOA