Bojkotohet konstituimi i Bashkise se Policanit shtyhet mbledhja
Tete keshilltaret e koalicionit Aleanca per Qytetarin ne Bashkine e Policanit kane munguar ne mbledhjen per konstituimin e ketij keshilli cfare ka bere qe mbledhja e pare te deshtoje. Paraditen e dites se sotme ishte caktuar zhvillimi i mbledhjes se konstituimit te keshillit bashkiak ne Bashkine e Policanit por ne kete mbledhje nuk ka qene prezent asnje nga tete keshilltaret e Aleances per Qytetarin. Ne mbledhjen e percaktuar per tu zhvilluar sot kane qene prezent shtate keshilltaret e koalicionit Aleanca per te Ardhmen kryetari i sapozgjedhur i bashkise Adriatik Zotkaj juristi i institucionit te bashkise si dhe perfaqesues nga institucioni i prefektit te Qarkut te Beratit. Por ndersa mbledhja ka nisur proceduren me ngritjen e Komisionit te Verifikimit te Mandateve ka rezultuar se asnje nga tete keshilltaret e koalicionit Aleanca per Qytetarin nuk ka qene prezent. Te tete keshilltaret kane bojkotuar ne kete menyre mbledhjen e konstituimit cka ka bere qe te vendoset qe mbledhja e ardhshme te zhvillohet diten e premte. Zgjedhjet e 8 majit ne kete bashki nxoren fitues per te treten here kandidatin e koalicionit Aleanca per te Ardhmen Adriatik Zotkaj i cili fitoi perball kandidatures se aush Qatos perfaqesues i koalicionit Aleanca per Qytetarin.